Jump to Navigation

Hormonet seksuale

Njëlloj si hormonet e zonës kortikale të gjëndrave mbiveshkore, androgjenët (hormonet seksuale mashkullore) dhe estrogjenet (hormonet seksuale femërore), janë steroide.
Androgjenët nuk prodhohen vetëm nga testikola, por në masë më të vogël, edhe nga ovaret dhe zona kortikale e gjëndrave mbiveshkore. Në mënyrë të ngjashme, edhe estrogjenet prodhohen nga testikola dhe zona kortikale, përveç se nga varet. Prandaj, përkatësia mashkullore dhe femërore do të mund të përcaktoheshin nga një bilanc midis androgjenëve dhe estrogjeneve të prodhuar. Të gjitha hormonet steroidale, përfshirë këtu edhe kortikoidet, rrjedhin nga kolesteroli. Androgjeni kryesor është beta-estradioli.

Një hormon tjetër seksual i rëndësishëm është progesteroni, ai stimulon impiantimin e ovulit dhe është një prekursor i përbashkët i te grithe hormoneve steroidale, si te atyre seksuale ashtu edhe te atyre te zonës kortikale te gjëndrave mbiveshkore.

Androgjenët dhe estrogjenet kanë efekte te indet e tjera që nuk kanë lidhje me riprodhimin.
Është e njohur për shembull, që androgjenët dhe disa rrjedhës të tyre, (steroide anabolike), stimulojnë rritjen muskulaturës skeletike.



Main menu 2