Jump to Navigation

Hormonet surrenalike (mbiveshkore)

Kapsulat surrenale prodhojnë tipe të ndryshme hormonesh. Pjesa më e brendshme e gjëndrave të tilla, prodhon adrenalinën dhe noradrenalinën, kemi të bëjmë me amina të tretshme që rrjedhin nga tirozina, nëpërmjet 3,4-dihidroksifenilalaninës dhe 3,4- dehidroksifeniletilaminës.

Përqendrimi i adrenalinës në gjak, normalisht është rreth 10- 4M. Impulset nervore që i mbërrijnë pjesës së brendshme të tiroides, përcaktojnë një rritje të prodhimit dhe adrenalina mund të arrijë një përqendrim prej rreth 1000 herë më të lartë se përqendrimi normal në pak sekonda ose minuta.

Objektivat janë zemra, sistemi vaskular, mëlçia dhe muskujt skeletike. Shkaktohet një rritje e rrahjeve të zemrës dhe e presionit të gjakut, stimulohet degradimi i glikogjenit hepatik në glukozhematik, i cili ushqen punën muskulore në kushte anaerobike. Individi nxitet në këtë mënyrë për t'u përgatitur të përballojë situata të emergjencës si mbrojtja ose luftimi. Zona kortikale e gjëndrave surrenale (mbiveshkore), prodhon nga ana tjetër, disa hormone me strukturë steroide nën stimulin që vjen nga hipotalami, gjë që ndodh në përgjigje të rrethanave të stresit. Njihen më shumë se 30 kortikoide të gjithë të tretshëm në lyra,midis të cilëve, më i rëndësishmi mund të konsiderohet kortizoli.

Ai stimulon glikoneogjenezën nga aminoacidet, akumulimin e glikogjenit në mëlçi dhe të glukozit në gjak, përdorimin e acideve lyrore dhe ketogjenezën. Ishte i njohur mbi të gjitha, për veprimin e tij të fuqishëm, anti-inflamator. Kortikoide të tjerë të rëndësishëm janë edhe kortikosteroni dhe aldosteroni.

Aldosteroni dhe një masë më të vogël kortikosteroni që përcaktojnë mbajtjen e Na* dhe humbjen e K* nga ana e veshkave ,nëpërmjet këtij veprimi, ata mbajnë bilancin e ujit dhe të joneve në organizëm.



Main menu 2