Jump to Navigation

Burimet dhe nevojat e Vitaminës B1

Burimet e Vitaminës B1
Radhitur sipas sasisë më të madhe të vitaminës B1 në prodhime ushqimore:
• Në 100 g fidanë gruri - 2 mg
• Në 100 g fasule të sojës - 1 mg
• Në 100 g mish derri - 0,90 mg
• Në 100 g bizele - 0,76 mg
• Në 100 g mish viçi - 0,60 mg
• Në 100 g fasule të bardha - 0,50 mg
• Në 100 g mish pule - 0,10 mg
• Në 100 g patate – 0,10mg
Po ashtu në sasi të ndryshme në:
• Majën e birrës
• Produkte drithërash

Nevoja trupore
Nevoja e vitaminës B1 për trupin e njeriut paraqitet si nevojë për shpërbërjen e hidrokarbonateve dhe alkoolit dhe sasia mesatare ditore për meshkuj është 1,3mg, për femra 1mg dhe për shtatzëne 1,2mg. Në rast të punës së rëndë fizike, zjarrmisë paraqitet nevoja e rritjes së dozës. Shenja të zakonshme të mangësisë së vitaminës B1 janë kokë dhimbjet, mungesa e apetitit, dhimbjet e barkut, pengesa gjatë jashtë qitjes (kaps) dhe çrregullime në kujtesë dhe koncentrik.
Teprica të vitaminës B1 në trupin e njeriut mund të shkaktohen vetëm nëpërmjet marrjes së barnave. Shenjë e tepricës së vitaminës B1 është reagimi i ndjeshëm nervave.

Hipovitaminoza – Pasojat e mungesës së Vitaminës B1
Mungesa e përgjithshme e tiaminës në organizëm mund të dërgoj në probleme të panumërta duke përfshirë këtu degjenerimin e neuroneve dhe në raste të rënda mund të qoj deri te vdekja.
Mungesa e tiaminës mund të shkaktohet për shkak të ushqimit të mëngët, dietave me produkte të pasura me tiaminazë (enzimë që bënë shpërbërjen e kësaj vitamine) siç janë peshku i pazier i ujit të pastër, gaforret e freskëta të paziera, etj. Po ashtu dhe konsumimi i prodhimeve me përbërje të lartë të faktorëve kundërtiaminik (çaji, kafeja, arrat “Areca catechu”) mund të shkaktoj mangësi vitaminoze.



Main menu 2