Jump to Navigation

Biokimia - Vitamina E

Vitamina E është një faktor i pranishëm kryesisht tek embrionet e farërave të graminaceve, tek leguminozet, jonxha dhe e verdha e vezës. Ajo u izolua nga embrioni i grurit dhe u quajt α-tokoferol. Tek bimët janë të pranishëm edhe tokoferole të ndryshëm (β dhe v tokoferol), të gjithë të pajisur me veprimtari vitaminike, por më i përhapuri dhe më aktivi është α-tokoferoli,  β-tokoferoli nuk zotëron radikalin metilik në pozicionin 7 dhe v-tokoferoli nuk zotëron radikalin metilik në pozicionin 5.

Tokoferolet janë vajorë, të ndjeshëm ndaj dritës, të qëndrueshëm ndaj temperaturës dhe të pajisur me veti të spikatura reduktuese.
Kjo karakteristike e fundit u jep atyre fuqi antioksiduese, prandaj mund të kryejnë një veprim mbrojtës ndaj acideve lyrore të pangopur të lipideve të pranishëm në membranat biologjike, duke ndaluar oksidimin e tyre nga ana e oksigjenit molekular. Mungesa e vitaminës E shkakton sterilitet dhe distrofi muskulore. Nevoja e njeriut për këtë vitaminë nuk njihet me saktësi, sidoqoftë përdoren nga 10 deri ne 15 mg në ditë në terapinë e parandalimit të shqetësimeve të shtatzënisë.



Main menu 2