Jump to Navigation

Biokimia - Vitamina K

Vitamina K ose α-filokinoni është shumë e përhapur në natyrë, veçanërisht tek bimët (soja, tërshëra, jonxha, etj) dhe tek bakteret.
Nga pikëpamja strukturore emërtohet 2- metil-3-fitol -1, 4-naftokinon; ekzistojnë edhe rrjedhës të tjerë të Zmetilnaftokinonit, që zotërojnë veprimtari vitaminike, prandaj ekzistojnë disa vitamina K të treguara me numrin progresiv duke filluar nga K1, e më tej. Përveç K 1 forme e vitaminës K shumë e njohur dhe akoma më aktive është K2; kjo paraqet një varg anësor të gjatësisë së ndryshueshme sipas prejardhjes (n është e ndryshueshme nga 6 deri ne 10).

Të dyja përbërjet janë vajore, të tretshme në lyra dhe të qëndrueshme ndaj temperaturave. Vitaminat K kryejnë një veprim antihemoragjik, duke favorizuar koagulimin e gjakut. Nevoja e njeriut për këtë vitaminë nuk njihet me siguri të plotë ; për qëllime terapeutike përdoren nga 1 deri në 10 mg në ditë.



Main menu 2