Jump to Navigation

Biokimia - Vitamina D

Është vërtetuar që kompleksi vitaminik D, përbëhet nga produkti i transformimit të dy steroideve, që luajnë rolin e provitaminave:
Ergosteroli dhe 7-dehidrokolesteroli. Këta dy prekursorë, shndërrohen në vitaminën D nëpërmjet rrezatimit diellor, më mirë akoma me dritën ultraviolet. Në veçanti nga ergosteroli, përftohet një seri përbërjesh (të treguar përgjithësisht si vitaminë D1), prej të cilave vetëm njëra, vitamina D2 (ose ergokalciferoli), është aktive si faktor vitaminik; nga 7 -dehidroksikolesteroli, përftohet vitamina D3 (ose kolekalciferoli).

Prej dy vitaminave vetëm D3 është një produkt natyral dhe si i tillë gjendet në mëlçinë e njeriut dhe të kafshëve, ndërsa vitamina D2, meqenëse ergosteroli nuk është i pranishëm në organizma shtazore duhet të konsiderohet një produkt artificial, që shfaq veprimtari vitaminike, ndoshta për shkak të analogjisë së saj strukturore me vitaminën D3. Kompleksi vitaminik D, kryen një veprim fiksues ndaj kalciumit që e bën efikas kundër rakitizmit , një sëmundje kjo qe provokon anomali në zhvillimin e aparatit kockor. Nevoja e përditshme për njeriun është rreth 0,015 mg.



Main menu 2