Jump to Navigation

Biokimia - Vitamina A

Vitamina A ose akseroftoli, është mjaft e përhapur në natyre; gjendet në vajin e mëlçisë së peshqve, në mëlçinë e ripërtypësve, tek gjalpi, në të verdhën e vezës etj. Kemi të bëjmë me një substancë të tretshme në lyrat, dhe shumë të ndjeshme ndaj dritës dhe oksigjenit.

Vitamina A ka si provitamina karotenet α, β,v. Në fakt, duke krahasuar strukturën e saj me atë të karoteneve të sipërpërmendura, rezulton qartë, që akseroftoli i korrespondon gjysmës së molekulës së 9-karotenit. Në të vërtetë është konstatuar, që falë një ndarje enzimatike (karotenaza), B-karoteni mund të transformohet në masën 507o në vitaminën A; ky shndërrim reduktohet përgjysmë për karotenet u dhe v, që kanë unazën β-ionike vetëm në njërin skaj të molekulës së tyre. Sot vitamina A përgatitet nëpërmjet sintezës, duke u nisur nga β - iononi dhe zëvendëson në përdorimet terapeutike koncentratet e vajit, të mëlçisë së peshqve. Ajo vepron pozitivisht mbi rritjen dhe mbi rezistencën ndaj infeksioneve dhe ka një rol te madh në procesin e të parit tek vertebrorët. Njeriu ka nevojë për më pak se I mg në ditë dhe përmbush nevojat në pjesën më të madhe nëpërmjet bimëve të pasura me karotene si karotat, spinaqi, patatja e ëmbël etj.



Main menu 2