Jump to Navigation

Biokimia - Vitamina H

Vitamina H ose biotina, është e pranishme si në indet bimore (patate, oriz), ashtu edhe në ato me origjinë shtazore (e verdha e vezës, mëlçia, veshkat, truri). Nga pikëpamja strukturore, është një përbërje e paqëndrueshme ndaj temperaturës, e formuar nga asosacioni i një unaze imidazolike me një unazë tiofenike, së cilës i ngjitet anash vargu i acidit valerianik.

Biotina kryen funksione të rëndësishme, si koenzimë shumë karboksilazave,ku luan rolin e transportuesit të anhidritit karbonik. Nevoja për këtë vitaminë për njeriun, supozohet të jetë rreth 15 mg në ditë.



Main menu 2