Jump to Navigation

Biokimia - Vitamina C

Vitamina C është shumë e përhapur ndër bimët, veçanërisht tek agrumet dhe frutat; ajo njihet edhe si acid L-askorbik i cili është laktoni i një acidi ketohekzenik, në formën enolike. Acidi askorbik është një përbërje e paqëndrueshme ndaj temperaturës, vetitë acide të të cilit i detyrohen grupit endiolik, meqenëse grupi karboksilik është i impenjuar në formimin e laktonit. Oksidohet lehtësisht në acid dehidroaskorbik, i cili gjithashtu është i pajisur me aktivitet vitaminik.

Fuqia reduktuese e vitaminës C është më e theksuar në prani të joneve metalike; në qelizë, oksidimi i acidit askorbik, katalizohet nga askorbat oksidaza që në fakt, është një enzimë që përmban bakër. Sistemi i oksidoreduktimit acid askorbik/acid dehidroaskorbik ndërhyn si kofaktor në shumë oksidime biologjike; si shembuj mund të citohen oksidimet enzimatike të prolinës dhe të hidroksiprolinës. Në qoftë se unaza laktonike e acidit dehidroksiaskorbik hapet formohet acidi diketoglutarik që nuk shfaq aktivitet vitaminik. Vitamina C është një faktor vitaminik kundër skorbutit. Pjesa më e madhe e kafshëve shtëpiake është në gjendje të biosintetizojë një vitaminë të tillë; kjo mundësi mungon tek kaviet, majmunët dhe tek njeriu, nevoja e të cilat është rreth 60 mg vitaminë në ditë.



Main menu 2