Jump to Navigation

Biokimia - Vitamina PP

Vitamina PP ose niacina është e përhapur mbi të gjitha mbi indet shtazore (mish dhe peshk), por gjendet edhe ne botën bimore (leguminozet dhe frutat). Është një vitaminë e qëndrueshme ndaj dritës dhe nxehtësisë, nga pikëpamja kimike i korrespondon acidit nikotinik, po shfaq funksionin e tij vitaminik mbi të gjitha në gjendjen e amidit.
Nikotinamidi është një përbërës i koenzimës së dehidrogjenazave piridinike në gjirin e të cilave kryen një rol përcaktues në proceset e oksido-reduktimit (dehidrogjenazat piridine dipendente)
Niacina është një faktor vitaminik kundër pellagres, një sëmundje që manifestohet me dermatite dhe diare, nevoja e përditshme është 15 mg.

Acidi pantotenik
Acidi pantotenik është një përbërje e paqëndrueshme ndaj temperaturës, që ka strukturën e mëposhtme kimike.
Bën pjesë në koenzimën A, një përbërje shumë e rëndësishme për rolin që kryen në proceset biokimike të acilimit dhe gjatë metabolizmit të lipideve. Acidi pantotenik është një faktor vitaminik, në mungesë të të cilit, mund të shkaktohen shqetësime neuromotore dhe të tretjes, hipotension, tendencë për infeksion dhe depresion psiqik. Nevoja për këtë vitaminë tek njeriu, supozohet të jetë 3-4 mg në ditë.



Main menu 2