Jump to Navigation

Biokimia - Vitamina B12

Vitamina B12, është e pranishme mbi të gjitha në mëlçitë dhe në veshkat e sisorëve dhe mund të biosintetizohet vetëm nga disa mikroorganizma të cilat përveç se janë burim i furnizimit për kafshët, përbëjnë një material shumë të mirë ekstraktues.

Kjo vitaminë duket se nuk është e pranishme tek bimët. Struktura e saj është shumë komplekse, pjesa qendrore ngjan me porfirinat, sepse formohet nga katër unaza pirolike. Këto të fundit janë të koordinuara në qendër me një atom kobalt.

Vitamina B12 ndërhyn në procese të shumta biokimike në të cilat funksionon si koenzimë (vitamina B12); si e tillë merr pjesë në reaksione të izomerizimit të acideve karboksilike, në shndërrimin e ribonukleotideve në dezoksiribonukleotide.

Vitamina B12 është një faktor kundër anemisë pernicoze,një sëmundje mjaft serioze, që një herë e një kohë shkaktonte vdekjen e të sëmurëve; kafshëve u nevojiten vetëm gjurmë të kësaj vitamine dhe njeriut i mjafton 0,001 mg në ditë.



Main menu 2