Jump to Navigation

Biokimia - Vitamina B6

Vtamina B6 ose piridoksoli, është shumë e përhapur si ndër bimët (drithëra, leguminoze dhe në përgjithësi perimet e zarzavatet), ashtu edhe në ushqimet me origjinë shtazore (e verdha e vezës, qumështi, mëlçia etj). Piridoksoli është një përbërje e qëndrueshme ndaj temperaturës. Ai ka një natyrë piridinike; rrjedhësit e tij aldehidike dhe aminike piridoksali dhe piridoksina manifestojnë një aktivitet vitaminik më të lartë.

Në organizmat e gjalla, tre përbërjet janë lehtësisht të transformueshme njëra tek tjetra. Rëndësi të veçantë biokimike merr esteri fosforik i piridoksalit, piridoksalfosfati, sepse përfshihet në procese të shumta enzimatike që ndodhin në ngarkim të aminoacideve : ai në fakt është koenzima e transaminazave, ku luan rolin e transportuesit të grupeve aminike dhe e dekarboksilazave të aminoacideve.
Mungesa të vitaminës B6 provokon dermatite, lezione nervore dhe shqetësime në sistemin nervor qendror. Nevoja për këtë vitaminë tek njeriu është rreth 2 mg në ditë.



Main menu 2