Jump to Navigation

Biokimia - Vitamina B2

Vitaimina B2, ose riboflavina, është e përhapur gjerësisht në natyrë dhe ndeshet mbi të gjitha në produkte të origjinës shtazore si : mish, vezë dhe qumësht; bimët përmbajnë sasi më të kufizuara. Struktura molekulare e saj është e qëndrueshme ndaj nxehtësisë, por e paqëndrueshme ndaj dritës, ajo konsiston në një bërthamë policiklike të quajtur dimetilizoallozacinë dhe në një varg anësor të formuar nga një polialkool të quajtur ribitol.

Rëndësia e madhe biokimike e kësaj vitamine rrjedh nga fakti që ajo është një përbërës thelbësor i dehidro gjenazave flavinike, sepse bën pjesë në grupin prostetik të tyre si ; FAD-i ose FMN; dhe është tamam bërthama izoallozacinike e riboflavines që shfaq rolin përcaktues në proceset oksidoreduktuese FAD ose FMN dipendente.

Mungesa të vitaminës B2 shkaktojnë shqetësime të ndryshme si mungesa ose vonesa të rritjes dhe lezione të lëkurës dhe të syve. Nevoja për këtë vitaminë për njeriun nuk dihet ende me siguri, por sillet në rreth 2 mg në ditë.



Main menu 2