Jump to Navigation

Biokimia - Vitamina B

Vitamina B, ose tiamina, është shumë e përhapur ndër bimët dhe gjendet e lirë në embrionin e farërave të graminaceve, tek leguminozet, patatet, portokallte etj. Nga pikëpamja strukturore është një përbërje shumë e paqëndrueshme ndaj nxehtësisë, e formuar nga një bërthamë pirimidinike dhe një tiazolike.

Në indet e kafshëve dhe në majatë, zakonisht kjo vitaminë gjendet si derivat i pirofosfatit- Pirofosfati i tiaminës, ndërhyn në mjaft sisteme enzimatike; në fakt siç është përshkruar tashmë, ai përben grupin prostetik të transketolazave dhe të ketoacid-dekarboksilazave. Bën pjesë gjithashtu, në komplekset e piruvat dehidrogjenazes dhe të c-ketoglutarat dehidro gjenazës (cikli i Krebs-it), prandaj nuk çuditemi që gjendje re avitaminozës B1, të karakterizohen nga akumulime të acidit piruvik dhe të acidit α-ketogrutarik në indet dhe në gjak.

Vitamina B1, kryen një seri funksionesh të rëndësishme biologjike, parandalon sëmundjen beri-beri, stimulon aparatin muskulor, mbron sistemin nervor (veprim antineurinik) dhe indukton rritjen, veçanërisht në organizmat bimore. Nevoja tek njeriu për këtë vitamine është 2 deri ne 3 mg në ditë dhe në rast të sëmundjeve, kjo nevojë rritet.



Main menu 2