Jump to Navigation

Kujdesi për gruan shtatzëne ne sezonin veror

Nje sere ndryshimesh fillojne te ndodhin qe ne ditet e para te shtatzansise. Lindja dhe rritja e femijeve i jep kuptim jetes te cdo cifti.Kujdesi i shtatzansise, njohja per vehte dhe nje sere rregullasht deshiroj te jap per grate shtatzane, kryesisht per sezonin veror, gje e cila do te sillte nje ecuri sa me normale te shtatzansise. Ne kete kujdes futet familja si dhe sherbimi shendetesor.
Rendesi ka depistimi i hershem i bares brenda termujorit te pare,periudhe e cila lidhet me fillimin embriogjenezes. (Organeve te bebit).
Cdo grua shtatzane detyrimisht duhet te beje 3 ekografi gjate bares.Ekzaminimi ekografik eshte apsolutisht i padhimbshem dhe i pademshem. Duhet te aplikoje 2 vaksina me diference 1 mujore nga vaksina e pare ne vaksinen e dyte.

Cilat jane shtyllat kryesore per mbarevajtjen sa me te mire te shtatzansise?

MENYRA E USHQYERJES
Kjo lidhet edhe me peshen e gruas e cila gjate gjithe shtatzansise shton 10-12 kg.(E sqaruar me mire 300 gram ne jave).Ju ofroj nje informacion me te detajuar rreth shtimit te peshes te gruas shtatzane:
-Nje grua qe e fillon shtatzanine me BMI ≤18.5 (Pra nen peshe) nevojat per energji jane me te medha dhe shtimi ne peshe duhet te luhatet nga 12.5-18Kg gjate bares.
-Nje grua me BMI midis 18.5-25 peshe normale duhet te shtoje 11.4-16 Kg.gjate bares.
-Nje grua me BMI ≥25 pra mbi peshe shtimi i saj ne peshe eshte mire te luhatet nga 7-11.5 Kg gjate bares.
-Per nje grua me BMI ≥ 30 ,pra Obeze shtimi i rekomanduar ne peshe eshte 7 Kg.gjate bares.
Ushqimi duhet te jete i shumellojshem i pasur me Proteina,karbohidrate, yndyrna,vitamina, kripra minerale si dhe uje.Nevojat ditore duhet te arijne deri ne 2.000 k.kalori.
-Keto kalori i ndajne ne Proteina deri 100-110 gram. (Futen mishi,peshku,vezet, qumeshti me nen/produktet e saj,si dhe ne sasi te pakte ne drithra dhe zarzavate)
-Karbohidrate deri ne 400gr. ne dite ( Sheqerna qe thuhet ne gjuhen e popullit sigurohen nga buka,orizi,sheqernat, makaronat,ne sasi me te pakte ne frutat dhe zarzavatet)
-Yndyrnat me nevoja ditore deri ne 70-80 gr. (Sigurohen nga vaj I ullirit,lule dielli. Duhet te evitohet perdorimi I Gjalpit,Margarines,Pana,Majonezes)
-Te gjitha vitaminat jane te rendesishme qe ndikojne jo vetem ne shendetin e nenes ,por edhe te femijes.
Rekomandohen perdorimi i frutave te fresketa vecanerisht:
-Agrumet,Kivi,Luleshtrydhet etj.
-Lengje frutash origjinale (Duke evituar lengjet industrial)
-Perimet vecanerisht: Spinaqi,Sallatat te cilat jane me te pasura me vitamin C, Acid folik.
-Arrat,Bajamet dhe Lajthite te cilat jane te pasura me acid folik duhet te meren cdo dite ,por ne sasi te vogel.
-Shtohet sasia e kriprave minerale ne stinen e veres pasi dhe harxhimet jane me te medhaja ne kete stine. Me djersen eliminohen kriprat minerale dhe uji.
Nevojat ditore e ujit qe duhet te konsumoje gruaja shtatzane ne stinen e veres eshte 1.5-2 litra.
Pavaresisht dietes se lartpermendur te gjithe grave shtatzane Ju rekomandohet:
-Ne tremujorin e pare Multivitamia Gravid ose Multifolico, cdo dit 1 Tablet.(Keto multivitamina permbajne edhe Acid folik, I rendesishem per parandalimin e anomalive kongjenitale)
-Ne tremujorin e dyte dhe te trete rekomandohet Multivitamina Prenatal ose Matterna:1 Tablet ne dite.
Studimet bashkekohore tregojne qe gruaja shtazane mund te perdori ne vaktin e drekes 1 gote Vere 150 ml. Vere(Ka 90 kkalori) ose 1 gote Bire(Ka 150 kkalori).Keto pije kane rendesi vecanerisht per permbajtejen me Hekur,per tretje si dhe gruaja te ndjehet mire.
Ushqimi duhet te meret ne 4 vakte ku dreka duhet te jete e bollshme dhe darka me e lehte.Ne tremujorin e trete duhet te ulet sasia e kripes e cila sjell mbajtejen e ujit ne organizem per rjedhoje jep edema(enjtje) tek gruaja me bare.

HIGJENA PERSONALE
Gjate bares eshte e keshillueshme te ndiqen disa norma te higjenes, per te aritur nje shendetet psikofizik sa me te mire e cila lejon te perballoje shtatzansine sa me mire e me qete.
Higjena personale fillon nga dhembet te cilat duhet te kontrollohen para shtatzansise ne pamundesi te saj ne 3 mujorin e dyte te bares.
Larja e rregullt e dhembeve pas ushqimit si dhe marja e Natri Fluorit, i cili ndodhet ne Tabletat e keshilluara me lart(Gravid,Multifolico).
Vazhdon me higjenen e trupit: Larja e perditshme me uje jo shume te nxehte ne temperature nga 30-35 grade.Per te evituar Striet Gravidare te cilat jane me te dukshme ne Kofshe,Gjendrat e gjirit si dhe ne Bark, rekomandohet perdorimi i kremrave specifike antistrie qe ne muajt e pare te bares.Ne kushtet e shtepise keshillohet te behet duke perzjerjere te verdhen e vezes me vaj ulliri ne zonat qe preken me shume nga Striet e bares.
Floket edhe gjate bares lahen cdo dite, por duke eliminuar lyerjen e tyre me bojra si dhe permanentin. Masazhin dhe pastrimi i thithave te gjirit behet cdo dite per te pregatitur ate organ aq te domosdoshmen per ushqyerjen e femijes se vet pas lindjes. Masazhi i kokave te gjireve behet me me kujdes ne 3 mujorin e trete te bares, pasi ngacmimi I tyre do eleminonte disa hormone duke rrezikuar lindjen e parakoheshme.
Organet gjenitale pastrohen disa here ne dite ,pasi dihet qe eshte organi kryesor per depertimin e infeksioneve te ndyshme gjinekologjike.
E rendesishme ne higjenen personale kane intimat te cilat zgjidhen me permbajtje pambuku dhe ndrohen cdo dite.Veshja duhet te jete sa me e lehte, te lira me qellim sa te mire te qarkullimit te gjakut. Recipetat duhet te jene ne perputhje me numrin e gjirit. Sandalet keshillohen me pak taka ose te sheshta.
Ripi i sigureses gjate udhetimit me makine tek grate shtatzane nuk eshte i rrezikshem,perkundrazi i mbron gruan dhe fetusin duke ulur risqet e vdekjeve nga aksidentet automobilistike.
Gruaja duhet te beje jete normale me shetitje kryesisht ne mengjez heret anes detit si dhe ne darke pa lene pas dore dhe fiskulturen e cila duhet te jete me specifike per ushtrimin e kolones vertebrale,muskujve te barkut dhe te bacinit.
Sasia ditore me gjume eshte 8 ore.
> Edukimi Prenatal (Praktika e te folurit me femijen qe ne barkun e nenes)
-Shume e rendesishme eshte gjate bares te komunikosh me femijen. Eshte vertetuar shkencerisht se fetusi percepton qe ne barkun e nenes zhurmat e tingujt e jashtem emocionet negative dhe pozitive.Eshte e rendesishme per zhvillimin psiqik te bebit,sepse i lejon qe nga fillimi i bares te jete aktiv, i ndjeshem perballe stimujve te jashtem.

JETA SEKSUALE
Jeta seksuale vazhdon normal. Nuk ka asnje te dhene shkencore per te evituar jeten seksuale gjate nje shtatzansie normale.Jeta seksuale duhet te behet me kujdes, e cila zgjidhet nga pozicinet qe marin te dy partneret ne menyre qe ajo te behet sa me pak traumatike.
Duhet te eliminohet kategorikisht pirja e duhanit.
Grate duhan- pirese kane rrezik deshtimi, rezik lindje parakohe Nga studimet e bera nenat duhanpirese lindin femije me peshe te vogel si dhe me vonese intelekti .
Pirja e kafese duhet te kufizohet 1-2 kafe ne dite.
-Antibiotiket dhe Ovulat Vaginale perdoren me kriter duke bashkepunuar gjithmone me Mjekun Obteter-Gjinekolog.
>A ju rekomandohet grave me bare te marin rrezet e diellit dhe a duhet te notojne ato?.
Studimet e fundit kane treguar qe jane te domosdoshme rrezet e diellit si dhe noti.Prej kohesh kane filluar te aplikohen pishina te vecanta per grate shtatzane te cilat kane efekte pozitive si ne fuqizimin e muskujve te barkut aq te domosdoshem per lindjen dhe ulin sasine e teper te dhjamit ne barke dhe anash kofsheve.
Koha e mos ekspozimit ne diell eshte nga ora 11-16. pasi ne kete kohe dielli ka rrezet ultraviolet me intensive dhe eshte e predispozuar per te dhene hyperpigmentim Kutane (Njolla te cilat mbeten edhe pas lindjes). Ekspozimi ne diell duhet te behet gradualisht dhe jo menjehere.
Duhet te zgjidhet vendi I paster pasi jep komlikacione te infeksioneve vaginale dhe kutane. Duhet te perdori kremra vitaminoze duke mos haruar te shikoje daten e prodhimit dhe ate te skadences. Aplikoni kremrat mbrojtese 15-20 minuta para daljes ne diell, pas larjes.
Mos perdorni parfume,kozmetike pasi mund te shkaktojne alergji apo djegje.
Duhet te perdorni syze dielli si dhe kapele gjate gjithe kohes qe ndodheni ne plazh.
Gruaja shtatzane duhet te jete e vetedijshme per veprimet e saj si dhe te kete vullnet ti zbatoje ato. Per shqetesimin me te vogel duhet te konsultohet me mjekun personal Obst- Gjinekolog.

 



Main menu 2