Jump to Navigation

Mbi vitaminat

Tek qelizat janë të pranishme, përbri lëndëve themelore, si karbohidratet, lipidet, proteinat, acidet nukleike etj edhe disa substance të quajtura vitamina, të cilat kryejnë aktivitete biologjike thelbësore, megjithëse janë të pranishme në përqendrime minimale.

Rëndësia e vitaminave në zhvillimin e organizmave të gjallë i detyrohet faktit që mungesa e tyre shkakton gjendje vuajtjeje të dukshme dhe anormalitete në zhvillim, që njihen si gjendje, ‘avitaminoze’. Për të shmangur lindjen e gjendjeve të avitaminozës, vitaminat duhet të jenë të pranishme në ushqimin e përditshëm, si të tilla ose në formën e provitaminave, pra të prekursoreve jo aktive që transformohen më pas në vitamina ne brendësi të organizmit.

Vetëm bimët janë në gjendje të biosintetizojnë si vitaminat ashtu edhe provitaminat, pjesa më e madhe e organizmave të tjerë nuk e kanë këtë aftësi.
Vitaminat zakonisht klasifikohen në dy grupe: të tretshme në ujë dhe të tretshme në lyra.
Kjo ndarje është sugjeruar nga motive të dukshme të karakterit praktik dhe nga fakti që dy grupet, për arsye të tretshmërisë së tyre të ndryshme, paraqesin karakteristika të ndryshme. Vitaminat e tretshme në lyra, për shembull, mund të akumulohen në organizëm, duke shkaktuar gjendje të hipervitaminozës në një masë më të madhe se sa vitaminat e tjera të tretshme në ujë, sepse këto të fundit eliminohen më lehtë.

Një karakteristikë tjetër dalluese, konsiston në faktin që vitaminat e tretshme në ujë, shpesh funksionojnë si koenzima ose si përbërës strukturore thelbësore të koenzimave, në ndryshim nga vitaminat e tretshme në lyra.



Main menu 2