Jump to Navigation

Acidet nukleike

Acidet nukleike janë nga lëndët më të ndërlikuara të gjallesave dhe gjenden në dy forma : acidi dezoksiribonukleik (ADN) dhe acidi ribonukleik (ARN). Njësia bazë që ndërton zinxhirin e tyre quhet nukleotid. Në përbërjen e një nukleotidi ka atome karbon, hidrogjen, oksigjen, azot dhe fosfor. Acidet nukleike, janë shumë të rëndësishëm për ruajtjen dhe tejçimin trashëgimisë biologjike.
Pra biokimia është një shkencë kaq e gjerë sa që është e vështirë të imagjinohet përballimi i çfarëdo problemi që ka të bëjë me lëndën e gjallë pa ndihmën e saj.

Acidet nukleike janë të rëndësisë esenciale, sepse ato luajnë rolin kryesor në ruajtjen e informacionit gjenetik dhe në biosintezën e proteinave. Acidet nukleike janë përbërje polimere, makromolekulat e të cilave përbëhen nga lidhja ndërmjet tyre e një numri të madh nukleotidesh që përfaqësojnë njësi të thjeshta monomere.
Nukelotidet ka raste, kur në trajtë të shkëputur, sikurse ATF kryejnë edhe rol të rëndësishëm, sepse te ato grumbullohet energjia e cila lirohet nga shpërbërja e lidhjeve makroenergjike fosfatike, energji e cila  shërben për zhvillimin e shumë proceseve me karakter biosintetik.
Ekzistojnë dy tipe të acidit nukleik: acidi ribonukleik (ARN) dhe acidi dezoksiribonukleik (ADN): fillimisht para trajtimit të acideve nukelike duhet të trajtohet struktura dhe natyra e nukleotideve dhe e pjesëve të tyre ndërtuese.

Nukleotidet dhe nukleozidet
Nga zbërthimi i acideve nukleike formohen njësitë monomerike, të quajtura nukleotide.

Nga hidroliza e plotë e një nukleotidi formohet:

1. Bazë heterociklike, purine ose pirimidinë.
2. Monosakarid me pesë atome karboni, Dribozë ose 2-dezoksi-D-ribosë.
3. Jon fosfat

Pjesa qendrore e nukleotidit është monosakaridi i cili gjithmonë është i pranishëm si unazë pesëkëndëshe furanozike.
Baza heterociklike e nukleotidit është kapur te C-l i ribozit ose dezoksiribozit nëpërmjet lidhjes N- glukozidike dhe kjo lidhje gjithmonë është beta. Grupi fosfat i një nukleotidi është i pranishëm si ester fosfat dhe mund të kapet te C-5 ose C-3. (Në nukleotidet karbonet e monosakaridit janë shënuar me numra prim si psh 1' , 2' , 3' e kështu me rradhë). Ç’vendosja e grupit fosfat nga nukleotidi e shndërron atë në nukleozid.

Nukleozidet që përftohen nga ADN përmbajnë 2-dezoksiribozin dhe një nga katër bazat heterociklike ose adenine (A), guaninë (G), citozinë (C), ose timinë (T).
Ndërsa, nukleozidet e përftuara nga ARN përmbajnë D- riboz si komponent të tyre shoqëror dhe adenine, guaninë, citozinë ose uracil si bazë të tyre heterociklike. Siç shihet këto baza janë derivate të pirimidinës dhe purinës.

Nukleozidet mund të përftohen edhe me hidrolizën e vetë acideve nukleike. Nukleozidet e ARN janë citidina, uridina, adenozina dhe guanozina. Nukleotidet janë estere monofosfatike të nukleozideve dhe janë quajtur acidi uridilik, acidi citidilik etj.
Për ADN, komponenti sheqerik është 2'- dezoksiribozi ndërsa bazat heterociklike janë të njëjta, por që timina zëvendëson uracilin. Nukleotidet e tilla janë quajtur acidi 2' dezoksitimidilik, acid 2' dezoksicitidilik etj.

Nukleotidet dhe dezoksinukleotidet janë njësi monomerike të acideve nukleike dhe dezoksinukleik, të specifikuara si acide ribonukleike (ARN) dhe acide dezoksiribonukleik (ADN) për të shprehur praninë e ribozit ose të dezoksiribozit. Nukleotidet që janë gjetur me shpesh tek ARN janë: acidi adenilik (AMP), acidi guanilik (GMP), acidi citidilik (CMP) dhe acidi uridilik (UMP). Acidet dezoksiribonukleik janë të ndërtuara kryesisht nga katër dezoksinukleotidet: Acidi 2' - dezoksiadenilik, (d AMP). Acidi 2' - dezoksiguanilik (dGMP), Acidi 2' - dezoksicitidilik (dCMP), Acidi 2' - dezoksitimidilik (dTMP). Acidi dezoksiribonukleik (ADN) dhe acidi ribonukleik (ARN) Nga bashkëveprimi i nukleozideve me mbetje të acidit fosforik me pjesëmarrjen e grupit OH të karbonit te 5' të nukleozidit me grupin OH të mbetjes së acidit fosforik shkëputet një molekulë ujë dhe formohen nukleotidet. Nukleotidet njëfosforike mund të lidhen në vargje njëri me tjetrin, në këtë rast përftohen polinukleotide.

Lidhja e nukleotideve njëri pas tjetrit bëhet me anë të lidhjes ester që formohet midis grupit OH të karbonit të tretë të pentozit (ribozë ose dezoksiribozë) të nukleotidit të parë dhe grupit OH të mbetjes së acidit fosforik të nukleotidit të dytë. Le të përshkruajmë strukturën e një dinukleotidi të formuar nga acidi adenilik dhe acidi citidilik.
Acidi dezoksiribonukleik (ADN) gjendet në bërthamë të të gjitha qelizave dhe është molekula në të cilën janë grumbulluar informatat gjenetike. Sekuenca e bazës gjatë vargut të ADN përmban informacionin gjenetik. Kjo sekuencë e bazave mund të përcaktohet me anë të teknike të bazuar në hidrolizën selektive enzimatike. Struktura sekondare e ADN është mjaft e rëndësishme, pasi nëpërmjet saj realizohet ruajtja e informacioneve gjenetike. Dy shkencëtarë të mëdhenj Vatson dhe Crick, ne vitin 1953, në saje të analizës rentgenografike kanë postuluar një strukturë për ADN, e cila është e përbëre nga dy vargje të acidit dezoksiribonukleik në konformacion të heliksit të dyfishtë. Sipas këtij modeli, dy vargjet e acideve nukleike janë mbajtur bashkërisht në lidhje hidrogjenore në mes të çiftit të bazave në skaje opozitare.

Çiftet e bazave janë në brendësi të heliksës dhe perpendikulare ndaj boshtit të heliksi, ndërsa vargu mëmë sheqer - fosfat është jashtë heliksit.
Duke përdorur modele molekulare, kanë vërejtur që distanca e brendshme e heliksit të dyfishtë është e tillë që lejon vetëm lidhje hidrogjenore të tipit purinë - pirimidinë në mes të çifteve të bazës Informacioni gen"it" përçohet nga një qelizë në tjetrën me anë të një procesi të quajtur replikim i ADN.
Acidi ribonukreik është i ngjashëm me atë dezoksiribonukleik por si njësi pentozi është ribozi në invenrt dezoksiribozit. Molekulat e ARN në krahasim me molekulat e AND ekzistojnë si fije të vetmuara me strukturë jo të rregullt.

Ekzistojnë tri tipe të përgjithshme të ARN. Acidet ribonukleike ribozomale (r_ARN) përbëjnë sasinë kryesore dhe kryejnë disa funksione strukturale. Acidet ribbnukieike "menaxher" (m ARN) funksionojnë si forcë motorike për sintezën e proteinave.
Acidet ribonukleike transportuese (t-ARN) janë të përfshira gjithashtu në sintezën e proteinave. Emërtohen në këtë mënyrë për, shkak të funksionimit të tyre si transportuese të aminoacideve të tilla me ARN ku realizohet kondensimi i aminoacideve për të krijuar proteina specifike.

Disa nga konceptet më të rëndësishme të acideve nukleike:
• Në ndërtimin e acideve nukleike marrin pjesë: bazat purinike ose pirimidike, ribozi ose dezoksiribozi dhe acidi fosforik (H3PO4 ) • Nukleotidet përmbajnë: OZ +bazë heterociklike +H2PO4
• Nukleocidet janë ato që mbeten pasi largohet H2PO4
• AND dhe ARN kanë struktura primare, sekondare etj. Struktura sekondare e AND, është e një rëndësie të veçantë pasi nëpërmjet saj realizohet ruajtja e informacionit gjenetik.
• Tri format e ARN janë: m-ARN (mesanxher –ARN), t- ARN (transfer – ARN) , r- ARN ( ribozomik - ARN).



Main menu 2