Jump to Navigation

Disa nga konceptet më të rëndësishme për aminoacide, proteinat, enzimat

1. Amino acidet janë substanca të cilat përmbajnë dy grupe funksionare - NH2 e - COOH. Amino acidet ekzistojnë në formën e një dipoli.

2.Aminoacidet esenciale (të pazëvendësueshme) nuk sintetizohen nga organizmi i gjallë, por merret i gatshëm nëpërmjet ushqimit. pH i mjedisit në të cilin arrihet barazimi i ngarkesave pozitive me ato negative të molekulës së proteinës quhet pH i pikës izoelektrike (PI). Përderisa amino acidet përmbajnë një grup bazik (-NH2) dhe një grup acid (-COO) ato janë amfotere.

3. Në vetitë e amino acideve interes të veçantë paraqesin shëndrimet e tyre në organizëm si veprimi i baktereve të zorrëve e tjerë.

4. Për përcaktimin e strukturës së polipeptidit ka rëndësi caktimi i amino acideve N- dhe C- skajore. Proteinat karakterizohen nga struktura primare, sekondare, terciare dhe kuartenare.

5. Enzimat apo katalizatoret biologjik ndahen ne dy grupe: Enzimat proteina dhe enzimat - proteide. Enzimat- proteina janë të përbëra vetëm nga amino acide, kurse enzimat - proteide përveç proteinës që quhet apoenzim përmbajnë edhe një substancë jo proteinore që quhet grup prostetik apo koenzim.

6. Enzimat emërtohen me anë të shtimit të mbaresës -aza- në rrënjën që tregon funksionin e saj ose substrati në të cilën ajo vepron.

7. Karakteristikat më të rëndësishme të enzimave janë: specificiteti dhe selektiviteti i lartë i tyre, pH, temperatura e substratit optimal.



Main menu 2