Jump to Navigation

Sinteza e Polipeptideve

Sinteza e një lidhjeje amidike është relativisht një sintezë e thjeshtë, por për të realizuar sintezën e polipeptideve apo të proteinave, është e domosdoshme që grupet –NH2 dhe -COOH të amino acideve që marrin pjesë në lidhjen peptidike të aktivizohen, kurse grupet e tjera të mbrohen. Mbrojtja e grupit aminik të aminoacidit të parë realizohet përpara (me parë) se ai të veproje me aminoacidin e dytë. Grupi mbrojtës duhet të zgjidhet me kujdes sepse mbasi ne kemi sintetizuar lidhjen amidike midis aminoacidit të parë dhe të dytë ne duhet të ç’vendosim grupin mbrojtës pa pasur pasoja në lidhjen e re amidike.

Mbrojtja e grupit karboksil, realizohet duke e shëndruar atë në ester me anë të bashkëveprimit me alkool metilik, benzilik e tjerë.
Përsa i përket aktivizimit të grupeve aminike, ajo realizohet duke i shëndërruar ato në derivate të fosforilizuara, ndërsa aktivizimi i grupit karboksil| realizohet duke e shndërruar atë në një acil halogjenur (- Co-hal).



Main menu 2