Jump to Navigation

Vetitë e proteinave

Për të matur peshën molekulare të proteinave duhen përdorur teknika mjaft të vështira një ndër të cilat është spektometria e masës. Proteinat janë komponime amofotere. Proteinat, në përgjithësi, nuk treten mirë në ujë, por formojnë tretësira koloideale, gjë që është në pajtim me natyrën e molekulave të tyre. Disa prej tyre treten në ujë (p.sh e bardha e vesë), ndërsa disa të tjerë në tretësira të holluara të acideve, bazave ose të kripërave të holluar.

Tri burime kryesore te gatshme: Nga i bardhi i vesë, kazeina dhe vhey (hirra), kjo e fundit është më e njohur nga bodybuilderët. Këto prodhime ofrojnë përparësinë të ofrojnë proteinën pa materie yndyrore apo kaloritë që i shoqërojnë këto materie. Proteina Vhey Vhey është një proteinë e lactoserum-it, me prejardhje nga hirra (lactoserum), ideale për ta ndaluar katabolizmin (shkatërrimin e muskujve). Ajo tretet shpejtë nga organizmi. Ky burim i proteinave është i pasur me glutaminë.

Është gjithashtu edhe një burim i shkëlqyeshëm i aminoacideve të degëzuara (ose në angl. BCAA Branched Chains Amino Acids), të domosdoshëm për rikuperimin e rritjes muskulore.
Një proteinë që nuk preferohet të merret para se të flemë pasi nuk shpërndan gjatë kohës amino acide në trup. Në këtë rast preferohet kazeina ose proteina e vesë. Në mbrëmje: Së paku 3 orë pas darkës.

Përzihet me qumësht(gjysmë yndyror ose me 0% yndyrë) ,eventualisht me qumësht nga soja, lëng portokalli (lëshon një sekrecion që është i dobishëm për tretjen e proteinave nga organizmi (por të shmanget marrja në mbrëmje). Nga 1.8 deri në 2 g proteine për kilogram të peshës trupore të ndarë në 4-5 ngrënie.



Main menu 2