Jump to Navigation

Pezmatimi i lëkurës shkaktuar nga pelenat

• Lëkura e foshnjës në pjesën ku i qitet pelena duhet me u mbajtë sa mëe thatë që të jetë e mundur
• Ndërroni shpesh pelenat foshnjës
• Skuqja jo shumë e theksuar e lëkurës shpesh qetësohet nëse foshnjen e leni pa pelenë
• Femiun pa pelene mos e leni të shtrirë në urinë apo nevojë
• Mos e veshni foshnjen me brek plastike(përsipër pelenës) nësepelenat nuk mund ti ndëroni rregullisht
• Pjesa e trupit qe mbulohet me pelenë duhet pastruar me ujë të vakëtose kremë per njomëje të  lëkurës, sikur, sorbelene ose krema ujse
• Me çdo ndërrim të pelenës, mjetet rezistuese ndaj ujit si ‘zink’ dhe vajricini ose vaselin mund të përdoren si barierë
• Foshnjen mos e lani me sapun
• Ujit për banjë i shtoni sasi të vogël të vajit të pa aromë
• Në uj për shpërlarjen e pelenave mos shtoni antiseptik dhe kemikaljetjera

Ç'është pezmatimi prej pelenave?
Ky termin përdoret në rastet e pezmatimit të lëkurës që zhvillohet në pjesën e trupit të foshnjes që mbulohet me pelenë. Pothuaj te çdo fëmi zhvillohet ky pezmatim, mbrenda një periode të përdorjes së pelenave. Pezmatimi mundë të paraqitet si skuqje jo shumë e theksuar e lëkurës dhe mundë të kalon në pezmatim të rëndë të lëkurës që ndonjëherë përcjellët me pikim nga puçrrat dhe formim të shtresës së fortë të lëkurës ( kore ). Faktorëve të ndryshëm të kombinuar ndikojnë në zhvillimin e pezmatimit por faktori kryesor është ai i pelenave, ashtu sikur dhe vet emri emri i pezmatimit sygjeron.

Ku zhvillohet?
Qartë, pezmatimet prej pelenave zhvillohen në pjesën e trupit ku qitet pelena., p.sh. në ije, mollaqe, dhe prapashtesë. Skuqja e lëkurës zhvillohet vetëm në pjesët ku bëhet kontakti direkt në mes të pelenës dhe lëkurës. Ndonjëherë mundë tëparaqiten pezmatime shoqëruese në pjesët tjera të lëkurës, jasht pjesës ku përdoret pelena. Kjo na bën me dije se është në pyetje ndonjë sëmundje tjetër siç është ekzema, që është problemi kryesor sepse bën që foshnja të ketë tendencë të zhvillimit të pezmatimit të lëkurës.

Ç'ka shkakton ndezjen e lëkurës?
Shkaktari kryesor është pelena e lagur ose e ndyer që vihet në kontakt me lëkurën e fëmiut. Lagështia, plus fërkimi i pelenës me lëkurë e iriton lëkurën dhe shkakton pezmatimin e saj. Mundësitë për pezmatim janë të mundshme tek fëmiu që veç e ka lëkurën e ndishme, p.sh. nëse ka tendencë të zhvillimit të ekzemës.
Kur sipërfaqja e lëkurës veç është e skuqur dhe e pezmatuar, infektimi sekundar i përcjellë me bakterje dhe puçrra (candida) mundë të paraqitet. Përdorimi i mjeteve që iritojnë lëkurën, si sapuni apo leckat për pastrim në bazë të alkoolit mundë ta vazhdojnë edhe më pezmatimin ose mundë ta keqsojnë. Sa më gjatë që rrinë foshnja me pelenë të njomë në mes të intervaleve të ndërrimit të pelenave, aq më të mëdha janë mundësitë e zhvillimit të skuqjes dhe pezmatimit të lëkurës nga pelenat.

Si trajtohet?
Nëse pelena nuk është në kontakt me lëkurën, pezmatimi nuk ishte dashur të zhvillohet. Xhveshja e pelenës sa herë që është e mundur mundë ta ndihmon pastrimin e lëkurës së pezmatuar. Megjithatë, nuk është praktike që foshnjen ta leni tërë kohën pa pelenë. Prandaj, ndërrimi i pelenave duhet bërë sa më shpesh që të jetë e mundur. Nëse foshnja lihet pa pelenë, ate nuk duhet lënë të shtrirë në urinë apo nevojë. Bregët plastike, nuk duhet përdorë nëse pelenat e foshnjes nuk ndërrohen regullisht.
Pelenat ideale janë ato me kualitet të lartë absorbues (thithës). Pelenat - pëlhurë duhet larë dhe shpërlarë në mënyrë adekuate. Nëse përdoren kemikalje siç janë antiseptikët dhe detergjentë biologjik ato duhet shpërlarë mirë. Gjatë larjes së pelenave duhet shmangur përdorimit të mjeteve për zbutjen e materialeve ('conditioner'). Kur i ndërrohet pelena, lëkura mundë të pastrohet me ujë të vakët ose me krem njomës siç është 'sorboline' ose krema ujore. Sapuni duhet shmangur sepse mundë ta iriton edhe më pezmatimit ose ndërron qëndrueshmërinë e lëkurës ndaj lagështisë duke krijuar tendecë të zhvillimit të pezmatimit nëse pezmatimi akoma nuk është zhvilluar. Pasi të pastrohet lëkura, ate duhet me kujdesë ta terni dhe mos ta fërkoni, e pastaj mundë të përdoren mjete që brojnë lëkurën siç janë, 'zink' vaj ricini ose Vaseline.  Nëse skuqja e lëkurës, jo shumë e theksuar , nuk qetësohet me mjekim të thjeshtë, ose nëse ashpërsohet, atëherë duhet kërkuar ndihmë e mjekut për të parë se a është i nevojshëm përdorimi i kremave kortizon ose mjekime kundër pezmatuese. Mjeku poashtu mundë të vlerëson se a mos ka lëkura tendencë fundamentale të ekzemës që shkakton zhvillimin e skuqjes dhe pezmatimit të lëkurës shkaktuar nga pelenat. Çfarëdo ekzeme duhet mjekuar dhe duhet marrë masa për parandalimin e kthimit të pezmatimit.



Main menu 2