Jump to Navigation

Steroidet dhe sterolet. Kolesteroli

Steroidet janë të shpërndara si në botën bimore dhe atë shtazore, dhe shumë prej tyre kanë aktivitet biologjik të dobishëm, psh, digitoxigenin, një steroid bimor i gjetur në Digitalis purpurea (lulegishti ngjyrë vjollcë), përdoret gjerësisht në mjekësi si një simulant i zemrës, androsteroni dhe estradioli janë përkatësisht hormone seksuale mashkullore dhe femërore , dhe kortizoni është një hormon steroid me veti anti inflamatore.

Kolesteroli është një sterol dhe një lipid i gjetur në membranat e qelizave të gjithë indeve të trupit. Kolesteroli shërben si një substancë e ndërmjetme në biosintezën e të gjitha steroideve të trupit, prandaj ai është i domosdoshëm në jetë. Por nivelet e larta të kolesterolit në gjak, si pasojë e konsumit të yndyrave të ngopura me origjinë shtazore (dhjami, gjalpi e tjerë) shkakton formimin e arteriosklerozës (forcimin e arterieve dhe goditjet e zemrës, që ndodhin kur pllakat që përmbajnë kolesterol bllokojnë arteriet e zemrës.

Kërkime të shumta janë kryer në fushën e metabolizmit të kolesterolit, me shpresën e gjetjes të rrugëve të minimizimit të niveleve të kolesterolit nëpërmjet përdorimit të një diete të përshtatshme ose ilaçeve.



Main menu 2