Jump to Navigation

Një kefaline (fosfatidiletanolamine)

Të gjetur gjerësisht si në bimë dhe në indet e kafshëve fosfolipidet janë përbërësi kryesor i membranave të qelizave. Fosfolipidet kanë një fund hidrokarburik të gjatë jo polar të lidhur në një kokë jonike polare (grupi fosfat). Membranat e qelizës janë përbërë në pjesën më të madhe nga fosfolipide të orientuara brenda një shtrese të dyfishtë lipidesh rreth 50Ao e trashë. Kjo shtresë e dyfishtë shërben si një barrierë efektive ndaj kalimit të komponentëve të joneve të tjerë brenda dhe jashtë qelizës, sikurse janë ushqimet, hormonet, produkte jo me vlere që jashtëqitën nga qeliza.

Fosfolipidet gjenden në mitokondri, kloroplastet dhe mikrosomet e qelizave. Ato janë përbërës të rëndësishëm edhe të trurit dhe të indit nervor. Lecitinat* gjenden në masën 2% në bimën e sojës, si edhe tek luledielli dhe bathët (1.5- 2,2%), ndërsa gruri dhe misri përmbajnë një sasi të vogël. Gjithashtu të pasur me lecitina janë truri dhe e bardha e vezës.

Grupi i dyte i madh i fosfolipideve janë sfingolipidet të rrjedhura nga sfingozina. Dy sfingolipidet tipike janë sfingomielena dhe cerebrozidi. Nga hidroliza e sfingomielinës prodhohet një sfingozinë (dihidroksiamine), kolinë acid fosforik dhe një acid lyror me 24 karbone i quajtur acidi lignocerik. Në një sfingomielinë, acidi lyror është i lidhur me një lidhje esterike te grupi – NH2 i një sfingozine ndërsa grupi OH i saj është esterifikuar me acidin fosforik të lidhur me kolonën nëpërmjet një lidhje esterike. Sfingolipidet nuk prodhojnë glicerinë kur ato hidrolizohen.



Main menu 2