Jump to Navigation

Fosfolipidet

Një tjetër klasë e madhe e lipideve janë ato të quajtura fosfolipide. Shumica e fosfolipideve rrjedhin nga një derivat i glicerinës i njohur si një acid fosfatidik. Në një acid fosfatidik, dy grupe hidiroksile të glicerinës janë lidhur me lidhje esterike me acide lyrore dhe një grup hidroksil fundor është lidhur me një lidhje esterike me acidin fosforik.

Mbetjet e acideve lyrore mund të jenë nga C12-C2O njësi, normalisht prezentë në lyra; grupi acil te C1 zakonisht është i ngopur dhe ai te C2 zakonisht është i pangopur. Kur grupi fosfat i një acidi fosfatidik është lidhur me anë të një lidhje të veçantë esterike të një komponimi që përmban azot si, kolina, kolamina (etanolamina), ose serina përftohen fosfatidet.



Main menu 2