Jump to Navigation

Helmimet më të shpeshta të fëmijet

Dysho në helmim në ndonjë sëmundje të pasqaruar, në fëmijën paraprakisht të shëndoshë. Shiko librat standard të pediatrisë, për menaxhimin e ekspozimit në helme specifike dhe/apo ndonjë burim lokal ekspertize në menaxhimin e helmimit, për shembull qendrën e toksikologjisë. Principet e menaxhimit të gëlltitjes të vetëm disa nga helmet më të shpeshta janë dhënë këtu. Keni kujdes se mjekësia tradicionale (alternative) mund të jetë burim helmimi.

Diagnoza
Përcaktohet në bazë të anamnezës së marrë prej fëmijës apo përkujdesësit, prej ekzaminimit fizik dhe rezultateve të hulumtimeve, kur kjo është e mundur.
Zbulo të gjitha detajet e agjentit helmues, sasinë e gëlltitur dhe kohën e gëlltitjes.
Përpiqu të identifikosh agjentin e saktë të përfshirë, duke kërkuar për të parë ambalazhin, kur kjo është e rëndësishme. Verifiko nëse ndonjë fëmijë tjetër ka qenë i përfshirë. Simptomat dhe shenjat varen nga agjenti i gëlltitur, kështu që ndryshojnë shumë – shih më poshtë.
Kontrolloje për shenjat e djegies, në apo përreth gojës, apo për stridor (lëndim laringal), që sugjeron gëlltitjen e agjentëve korroziv.
Prano të gjithë fëmijët që kanë gëlltitur hekur, pesticide, paracetamol apo aspirinë, narkotik, barna antidepresive; fëmijët që kanë gëlltitur qëllimisht dhe ata, të cilëve u është dhënë bari apo helmi aksidentalisht nga fëmijët apo të rriturit tjerë.
Fëmijët që kanë gëlltitur produkte korrozive apo vajguri, nuk duhet dërguar në shtëpi pa vëzhgim për 6 orë. Korrozivët mund të shkaktojnë djegie ezofageale, të cilat menjëherë mund të mos jenë të dukshme dhe produktet e vajgurit, nëse aspirohen mund të shkaktojnë edemë të mushkërive, e cila mund të marrë disa orë për t’u zhvilluar.

Principet për helmet e gëlltitura
Lavazha e lukthit (largimi i helmit prej lukthit) është më efektiv brenda një ore që nga gëlltitja dhe pas kësaj kohe ka pak dobi, përveç me agjentët që shtyjnë zbrazjen gastrike apo në pacientët që janë pa vetëdije. Vendimi nëse të provohet kjo duhet të marrë parasysh secilin rast veç e veç dhe duhet të vlerësojë përfitimet e mundshme kundruall rreziqeve me secilën metodë. Lavazha e lukthit nuk do
të garantojë se të gjitha substancat janë larguar, kështu që fëmija akoma mund të jetë në rrezik.

Helmimet më të shpeshta
Kundërindikacionet për lavazhë lukthi janë:
- rrugët e pambrojtura të frymëmarrjes, te fëmija pa vetëdije

- gëlltitja e produkteve korrozive apo të vajgurit, deri sa të ketë rrezik prej toksicitetit serioz.
- kontrolloje fëmijën për shenja emergjente dhe kontrolloje për hipoglikemi.
- përcakto agjentin specifik dhe largoje apo absorboje atë, sa më parë që të jetë e mundur. Trajtimi është më efektiv nëse jepet sa më parë që të jetë e mundur
- pas helmimit, ideale do të ishte brenda 1 ore.
- Nëse fëmija ka gëlltitur kerozine, naftë apo produkte me bazë vajguri (vërej se pesticidet më të shpeshta janë në tretës me bazë vajguri), apo nëse goja dhe gryka e fëmijës është djegur (për shembull me zbardhues, pastrues tualeti apo acid baterish), atëherë mos e bëni fëmijën të vjell, por jepi ujë të pijë.
- Kurrë mos përdorë kripën e kuzhinës si një emetik, sepse kjo mund të jetë fatale.
- Nëse fëmija ka gëlltitur helme të tjera
- Jepi karbon medicinal të aktivizuar, nëse është në dispozicion dhe mos nxit vjelljen; jepja nëpër gojë apo me tubë NG sipas tabelës së mëposhtme. Nëse ia jep përmes tubës NG, kujdes veçanërisht që tuba të jetë në lukth.
Fëmijët deri në një vjet moshë: 1 g/kg
Fëmijët 1 deri 12 vjet moshë: 25 to 50 g
Adoleshentët dhe të rriturit: 25 to 100 g
• Përzieje karbonin në 8–10 pjesë ujë, p.sh. 5 g në 40 ml ujë.
• Nëse është e mundur, jepja krejt sasinë për një herë; nëse fëmija ka vështirësi për ta toleruar këtë,
doza e karbonit medicinal duhet ndarë.
Nëse karboni medicinal nuk është në dispozicion, atëherë nxite vjelljen, por vetëm nëse fëmija është i vetëdijshëm, përmes ngacmimit të pjesës së pasme të grykës së fëmijës me shpatull apo dorëz të lugës; nëse kjo nuk ka sukses, jepi një emetik siç është ipekakuana pediatrike (10 ml për moshat 6 muajsh deri 2 vjeç apo 15 ml për mbi 2 vjeç); nëse kjo nuk ka sukses, atëherë provo ngacmimin e pjesës së pasme grykës së fëmijës sërish. Vërejtje: ipekakuana mund të shkaktojë vjellje të përsëritur, përgjumje dhe letargji që mund të ngatërrojë diagnozën e helmimit.

Lavazha e lukthit
Principet për helmet e gëlltitura
Bëje këtë në institucionet e kujdesit shëndetësor, vetëm nëse personeli është i aftësuar në këtë procedurë dhe nëse gëlltitja ka ndodhë vetëm disa orë më parë  dhe është e rrezikshme për jetë, dhe nuk ka pasur gëlltitje të derivateve korrozive apo të vajgurit. Sigurohu që aparati aspirues të jetë në dispozicion në rast se fëmija vjell. Vendose fëmijën në pozitë në krahun e majtë, me kokë poshtë. Mate gjatësinë e tubës që duhet plasuar. Plasoje tubën 24–28 gagësh francez nëpër gojë në lukth, duke qenë se tuba nazogastrike e madhësisë më të vogël nuk është e mjaftueshme, që të lëshojë copëzat siç janë tabletat. Sigurohu që tuba është në lukth. Kryeje lavazhën me 10 ml/kg të peshës trupore të tretësirës fiziologjike (0.9%) të ngrohtë. Vëllimi i lëngut për lavazhë, që kthehet duhet të jetë përafërsisht i barabartë me atë që jepet. Lavazha duhet vazhduar deri sa tretësira e kthyer e lavazhës të jetë e pastër nga materia e caktuar.
Vërej se intubimi traheal mund të jetë i nevojshëm, për të zvogëluar rrezikun prej aspirimit.
- Jepi antidotin specifik nëse kjo ndikohet
- Ofroi kujdesin e përgjithshëm.
- Mbaje fëmijën nën mbikëqyrje për 4–24 orë, varësisht nga helmi i gëlltitur
- Mbaje fëmijën e pavetëdijshëm në pozitë shërimi.
- Shqyrto transferimin e fëmijës në spitalin e nivelit të ardhshëm referues, kur kjo është e përshtatshme dhe ku kjo mund të bëhet sigurt, nëse fëmija është pa vetëdije, apo ka nivelin e përkeqësuar të vetëdijes, ka djegie në gojë dhe grykë, është në distres të rëndë respirator, është cianotik apo është në insuficiencë zemre.
Principet e helmimeve me kontakt me lëkurë apo sy

Kontaminimi i lëkurës
Largo të gjithë rrobat dhe gjësendet personale dhe shpërlaji mirë të gjitha regjionet e ekspozuara me sasi të madhe të ujit të vakët. Përdore sapunin dhe ujin për substanca të yndyrshme. Personeli që merr pjesë duhet të kujdeset që të mbrojë veten prej kontaminimit sekondar, përmes veshjes së dorëzave dhe përparëses. Rrobat e zhveshura dhe efektet personale duhet ruajtur të sigurta në qese plastike, të tejdukshme që mund të mbyllen, për pastrim të mëvonshëm apo hedhje.

Kontaminimi i syve
Shpërlaji sytë 10–15 minuta me ujë rrjedhës të pastër apo tretje fiziologjike, duke pasur kujdes që shpëlarja të mos hyjë në sy. Përdorimi i pikave anestetike të syve do të ndihmojë shpëlarjen. Rrotullo kapakët e syrit dhe sigurohu që të gjitha sipërfaqet të shpërlahen. Në rast të një acidi apo baze shpërlaje deri sa pH-ja e syrit të kthehet dhe të mbetet në normale (rikontrollo pH 15–20 minuta pas ndërprerjes së shpëlarjes). Kur është e mundur, syri duhet të kontrollohet hollësisht nën ngjyrosje fluoreshente për shenjat e dëmtimit korneal. Nëse ka dëmtim të dukshëm konjuktival apo korneal, fëmija duhet vizituar urgjentisht nga një oftalmolog.
Principet për helmet në kontakt me lëkurë apo sy
Principet e helmeve te inhaluara
- Largoje nga burimi i ekspozimit.
- Jepi oksigjen shtesë, nëse kërkohet.

Inhalimi i gazrave irituese mund të shkaktojë ënjtje dhe obstruksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, bronhospazëm dhe pneumoni të vonuar. Mund të jenë të nevojshme intubimi, bronkodilatorët dhe përkrahja me ventilim.

Helmet specifike
Komponimet korrozive
Shembujt—hidroksidi i natriumit, hidroksidi i kaliumit, acidet, zbardhësit apo dezinfektuesit
- Të mos nxitet vjellja apo përdoret karboni medicinal i aktivizuar, kur janë gëlltitur korrozivë, duke qenë se kjo mund të shkaktojë dëmtime më të mëdha në gojë, grykë, rrugë të frymëmarrjes, ezofag dhe lukth.
- Jepi qumësht apo ujë sa më parë që të jetë e mundur, për të holluar agjentinkorroziv.
- Pastaj mos i jep fëmijës asgjë nëpër gojë dhe organizo konsultën kirurgjike, për të kontrolluar për dëmtim/rupturë ezofagu, nëse është e rëndë.
Komponimet e vajgurit
Shembujt—vajguri, terpentina, nafta
- Mos nxit vjelljen as mos jep karbon medicinal të aktivizuar meqë inhalimi mund të shkaktojë distres respirator me hipoksemi si pasojë e edemit pulmonar dhe pneumonisë lipoide. Gëlltitja mund të shkaktojë encefalopati.
- Trajtimi specifik përfshin terapinë me oksigjen nëse ka distres respirator.
Komponimet organofosforike dhe karbamate
Shembujt: organofosforikët – malationi, parationi, TEPP (tetraa-thylpyro-phosphat), mevinfos (Phosdrin); dhe karbamatet – methiokarb, karbaril.
Këto mund të absorbohen nëpër lëkurë, gëlltiten apo inhalohen.
Fëmija mund të ankohet për vjellje, diarre, shikim të turbulluar apo dobësi. Shenjat janë ato të aktivizimit të tepërt të parasimpatikusit: salivacion, djersitje, lotim, puls të ngadalësuar, bebëza të vogla, konvulsione, dobësi/shtangim muskujsh, pastaj paralizë dhe humbje e kontrollit të fshikëzës, edem pulmonar, depresion respirator.

Principet e helmeve te inhaluara
Trajtimi përfshin:
- Largo helmin përmes shpërlarjes së syve apo larjes së lëkurës (nëse është në sy apo në lëkurë).
- Jepi karbon medicinal të aktivizuar, nëse helmi është gëlltitur dhe atë brenda 1 ore prej gëlltitjes.
-  Të mos shkaktohet vjellja sepse shumica e pesticideve, janë në tretës me bazë vajguri.
- Në gëlltitje serioze ku karboni medicinal i aktivizuar nuk mund të jepet, shqyrto aspirimin e kujdesshëm të përmbajtjes së lukthit, përmes tubës NG (rrugët e frymëmarrjes duhet të mbrohen).
- Nëse fëmija ka shenja të aktivizimit të tepër të parasimpatikusit (shih më lartë), atëherë jepi atropine 15–50 mikrogram/kg IM (p.sh. 0.015–0.05mg/kg) apo përmes infuzionit intravenoz për 15 minuta. Synimi kryesor është të zvogëlohet sekretimi bronkial, ndërsa të shmanget toksiciteti i atropinës. Auskultoje kraharorin për shenjat e sekretimit respirator dhe përcille frekuencën respiratore, frekuencën e zemrës dhe shkallën e komës (nëse kjo është e përshtatshme). Përsërite dozën e atropinës çdo 15 minuta, deri sa të mos ketë sekretim respirator dhe frekuenca e pulsit dhe ajo respiratore të kthehet në normale.
- Kontrolloje për hipoksemi me puls oksimetër, nëse është e mundur, kur jep atropinë, meqenëse kjo mund të shkaktojë çrregullime zemre (aritmi ventrikulare) në fëmijët hipoksik. Jep oksigjen nëse saturimi me oksigjen është nën 90%.
- Nëse ka dobësi muskulore, jepi pralidoxime (kolinesterazë riaktivizues) 25–50mg/kg të zbutur me 15 ml ujë, përmes infuzionit IV për 30 minuta, të përsëritur një apo dy herë, apo të përcjellur me një infuzion intravenoz të 10 deri 20 mg/kg/orë, siç është e domosdoshme.

Paracetamol
Nëse nuk kanë kaluar më shumë se 1 orë që prej gëlltitjes jepi karbon medicinal të aktivizuar, nëse ka, ose nxite vjelljen DERI SA TË MOS kërkohet një antidot oral (shih më poshtë).
- Vendos nëse ka nevojë për antidot apo jo, për të parandaluar dëmtimin e mëlçisë: gëlltitja e 150 mg/kg apo më shumë, apo niveli toksik 4 orësh i paracetamolit kur ky është e mundur të përcaktohet. Antidoti është më shpesh i nevojshëm për fëmijët më të rritur, që aksidentalisht gëlltisin paracetamol, apo kur prindërit mbidozojnë gabimisht fëmijët e tyre.
- Nëse nuk kanë kaluar më shumë se 8 orë nga gëlltitja, jepi methionine oral apo acethylcysteinë IV. Methionina mund të përdoret nëse fëmija është me vetëdije dhe nuk vjell (<6 vjeç: 1 gram çdo 4 orë për 4 doza; 6 vjeç apo më shumë: 2.5 gram çdo 4 orë për 4 doza).

Paracetamol
- Nëse kanë kaluar më shumë se 8 orë prej gëlltitjes, apo fëmija nuk mund të marrë trajtim oral, jepi acetilcistein IV. Vërej se vëllimi i lëngjeve të përdorura në regjimin standard është shumë i madh për fëmijët e vegjël.
Për fëmijët <20 kg jep dozë goditëse prej 150 mg/kg në 3 ml/kg të glukozës 5% për 15 minuta, të pasuar me 50 mg/kg në 7 ml/kg të glukozës 5% për 4 orë, pastaj 100 mg/kg IV në 14 ml/kg të glukozës 5% për 16 orë. Vëllimi i glukozës mund të rritet për fëmijët më të mëdhenjë.

Aspirina dhe salicilatet tjera
Kjo mund të jetë shumë serioze në fëmijët e vegjël, sepse ata shumë shpejt bëhen acidotik dhe për pasojë kanë më tepër gjasa që të përjetojnë efekte apo toksicitet të rëndë të SNQ. Mbidozimi me salicilate mund të jetë i komplikuar për menaxhim.
Ky shkakton frymëmarrje të tipit acidotik, vjellje dhe tinitus.
- Jepi karbon medicinal të aktivizuar nëse ke. Vërej se tabletat e salicilateve kanë tendencë të formojnë masa të forta në lukth, duke çuar në absorbim të vonuar, kështu që ia vlen që të jepen disa doza të karbonit medicinal të aktivizuar. Nëse nuk ka karbon medicinal dhe është dhënë dozë e rëndë toksike, atëherë kryeje lavazhën e lukthit, si është përshkruar më lartë.
- Jepi bikarbonat natriumi IV 1 mmol/kg për 4 orë për të korrigjuar acidozën dhe për të ngritur pH e urinës deri mbi 7.5, ashtu që ekskretimi i salicilateve të rritet. Jepi kalium plotësues gjithashtu. Përcille pH e urinës çdo orë.
- Jepi lëngje IV në doza mbajtëse, deri sa fëmija të mos tregojë shenja të dehidrimit, me ç’rast duhet dhënë rehidrim adekuat.
- Përcille glikeminë çdo 6 orë dhe korrigjoje sipas nevojës.
- Jepi vitaminë K 10 mg IM apo IV.

Hekuri
Kontrolloje për tiparet klinike të helmimit me hekur: mundim, vjellje, dhimbje abdominale dhe diarre. Të vjellurat dhe fecesi janë shpesh gri apo të zeza. Në helmimet e rënda mund të ketë edhe hemorragji gastrointestinale, hipotension, përgjumje, konvulsione dhe acidozë metabolike. Tiparet gastrointestinale zakonisht paraqiten në 6 orët e para dhe fëmija që ka qenë asimptomatik gjatë kësaj kohe, me gjasë nuk ka nevojë për trajtim me antidot.
Karboni medicinal i aktivizuar nuk lidhet me kripërat e hekurit, kështu që shqyrto dhënien e lavazhës e lukthit, nëse janë marrë sasi potencialisht toksike të hekurit.
Vendos nëse duhet dhënë trajtimi me antidot. Duke qenë se ky mund të ketë efekte negative, atëherë duhet dhënë vetëm nëse ka dëshmi klinike të helmimit (shih më lartë).

Aspirina dhe salicilatet tjera
Nëse vendosë për të dhënë trajtimin me antidot, jepi deferoksamine (50 mg/kg IM deri në maksimum prej 1 g) përmes injeksionit të thellë IM, të përsëritur çdo 12 orë; nëse është shumë i sëmurë, jepi infuzion 15 mg/kg/orë deri në maksimum prej 80 mg/kg në 24 orë.

Helmimi me monoksid karboni
Jepi 100% oksigjen për të shpejtuar largimin e monoksidit të karbonit (vërej se pacienti mund të duket i kuqërremtë, por akoma mund të jetë hipoksemik) deri sa shenjat e hipoksisë të zhduken.
Përcille me puls oksimetër, por kujdes sepse ky mund të tregoj vlera të rrejshme.
Nëse je në mëdyshje, orientohu nga prania apo mungesa e shenjave klinike të hipoksemisë.

Parandalimi
Mëso prindërit që të mbajnë barnat dhe helmet në kuti të përshtatshme dhe larg prej fëmijëve
Këshilloi prindërit mbi ndihmën e parë, nëse kjo iu ndodh sërish në të ardhmen
Mos e nxit fëmijën që të vjell, nëse ai ka gëlltitur kerozine, vajguri apo produkte vajguri apo nëse goja dhe gryka e fëmijës kanë qenë të djegura, as nëse fëmija është i përgjumur.
Nxite fëmijën të vjell, nëse ka marrë barna apo helme të tjera, duke stimuluar pjesën e pasme të grykës.
Dërgoje fëmijën në institucion shëndetësor sa më parë që të jetë e mundur, bashkë me të dhënat mbi substancën gjegjëse p.sh. kutinë, etiketën, mostrën e tabletës, copëzat, etj.

Kafshimi i gjarpërit
Kafshimi i gjarprit duhet marrë në konsideratë nëse ekziston çfarëdo dhimbje e fuqishme apo ënjtje e gjymtyrës, apo në cilëndo sëmundje të pasqaruar që paraqitet me gjakderdhje apo shenja neurologjike jonormale. Disa kobra ngulin helmin në sytë e viktimave, duke shkaktuar dhimbje dhe inflamacion.

Diagnoza e helmimit
Shenjat e përgjithshme përfshijnë shokun, vjelljen dhe kokëdhimbjen. Ekzamino kafshimin për shenjat si nekrozë lokale, gjakderdhje apo rritje e ndjeshme e nyejve limfatik lokal.
Shenjat specifike varen nga helmi dhe efektet e tij. Këto përfshijnë:
- Shokun

Helmimi me monoksid karboni
- Ënjtjen lokale, që gradualisht mund të zgjerohet lartë nëpër gjymtyrën prekur
- Gjakderdhje: e jashtme prej gingivave, plagëve apo ulcerave; të brendshme sidomos intrakraniale
- Shenjat e neurotoksicitetit: vështirësi apo paralizë respiratore, ptozë, paralizë bulbare (vështirësi gëlltitjeje dhe të të folurit), dobësi gjymtyrësh
- Shenjat e dobësimit muskulor: dhimbje muskulore dhe urinë e zezë
- Kontrollo hemoglobinën (kur është e mundur, duhet të vlerësohet koagulimi i gjakut).

Trajtimi
Ndihma e parë
Imobilizo gjymtyrën për të zvogëluar lëvizjet dhe absorbimin e helmit. Nëse kafshimi ka gjasë të ketë ndodh nga një gjarpër që ka helm neurotoksik, apliko bandazh të fortë në gjymtyrën e prekur prej gishtërinjve deri në vendet mbi vendin e kafshimit.
Pastro plagën.
Nëse ka ndonjë nga shenjat e mësipërme, transportoje në spitalin i cili ka antihelmin sa më parë që është e mundur. Nëse gjarpri tashmë është mbytur, merre me vete në spital.
Shmangiu prerjes së plagës, apo aplikimit të lidhëses shtrënguese.

Kujdesi spitalor
Trajtimi i shokut/arrestit respirator
Trajto shokun, nëse është i pranishëm.
Paraliza e muskujve respirator mund të zgjas disa ditë dhe kërkon intubim dhe ventilim mekanik apo manual (me maskë apo tubë endotraheale dhe qese), përmes ndërrimit të personelit dhe/apo të afërmve deri sa të kthehet funksioni respirator. Kujdes sepse sigurimi i mirë i tubës endotraheale është i rëndësishëm. Një alternativë është kryerja e trakeotomisë elektive.

Antihelmi
Nëse ka shenja sistemike apo shenja të rënda lokale (ënjtje e më shumë se gjysmës së gjymtyrës apo nekrozë e rëndë), jepi antihelmin nëse e ke.
Përgatite epinefrinën IM dhe klorfeniraminën IV dhe qëndro gati, në rast të paraqitjes së reaksioneve alergjike (shih më poshtë).
Jepi antihelm monovalent, nëse dihet lloji i gjarprit. Jepi antihelm polivalent nëse lloji nuk dihet. Përmbaju udhëzimeve të dhëna në përgatitjen e antihelmit.

Kafshimi i gjarpërit
Doza për fëmijë është e njëjtë sikur për të rritur.
- Zbute helmin në 2–3 vëllime të tretësirës fiziologjike 0.9% dhe jepe intravenoz për 1 orë. Jepe më ngadalë fillimisht dhe përcille nga afër për anafilaksi apo reaksione tjera të padëshirueshme.
- Nëse paraqitet urtikarie që kruhet, shqetësim, temperaturë, kollë apo frymëmarrje e vështirësuar, atëherë ndërpreje antihelmin dhe jepi epinefrin 0.01 ml/kg prej tretësirës 1/1000 apo 0.1 ml/kg prej tretësirës 1/10,000 subkutan dhe 250 mikrogram/kg klorfeniramin IM apo IV/SC. Kur fëmija të stabilizohet, rifillo ngadalë infuzionin me antihelm.
- Më shumë antihelm duhet dhënë pas 6 orëve, nëse ka përsëritje të moskoagulimit të gjakut apo pas 1–2 orësh nëse pacienti vazhdon të gjakderdhë shumë, apo ka shenja neurotoksike apo kardiovaskulare të përkeqësuara.
Transfuzioni i gjakut nuk duhet kërkuar nëse është dhënë antihelmi. Funksioni koagulues kthehet në normal, vetëm pasi që faktorët e koagulimit të prodhohen nga mëlçia. Efekti i antihelmit në shenjat neurologjike jonormale është i ndryshëm dhe varet nga lloji i helmit.
Nëse nuk ka përgjigje në infuzionin e antihelmit, ky duhet përsëritur.
Antikolinesterazat mund të ndryshojnë shenjat neurologjike të shkaktuara nga disa lloje gjarpërinjsh (shih librat standard të pediatrisë për detaje të mëtutjeshme).

Trajtimi tjetër
Konsultimi kirurgjik
Kërko mendimin e kirurgut, nëse ka ënjtje të madhe në gjymtyrë dhe e njëjta është pa puls, apo shumë e dhimbshme apo ka nekrozë lokale.
Kujdesi kirurgjik do të përfshijë:
- Prerjen e indit të vdekur prej plagës
- Prerjen e membranave fasciale, për të liruar presionin në pjesët e gjymtyrës, nëse është e domosdoshme
- Transplantimin e lëkurës, nëse ka nekroza të zgjeruara shumë
-  Trakeotomia (apo intubimi endotraheal) nëse paraqitet paraliza e muskujve të përfshirë në gëlltitje

Kujdesi përkrahës
- Jepi lëngje orale apo përmes tubës NG sipas kërkesave ditore.
Mbajë shënime të sakta për marrjen e lëngjeve dhe diurezën.
- Siguro qetësim adekuat të dhimbjeve
- Ngrite gjymtyrën nëse është e ënjtur

Kafshimi i gjarpërit
- Jep antitetanus profilaksi
- Trajtimi me antibiotik nuk kërkohet, deri sa të mos ketë nekrozë të indit në vendin e plagës
- Shmangi injeksionet intramuskulare
- Përcille me shumë kujdes menjëherë pas pranimit, pastaj çdo orë së paku 24 orë duke qenë se helmimi mund të zhvillohet shumë shpejt.

Thumbimi i akrepit
Thumbimi i akrepit mund të jetë shumë i dhimbshëm disa ditë. Efektet sistemike të helmit janë shumë më të shpeshta në fëmijë, sesa në të rritur.

Diagnoza e helmimit
Shenjat e helmimit mund të zhvillohen brenda disa minutave dhe janë pasojë e aktivizimit të sistemit nervor autonom. Këto përfshijnë:
- shokun

- shtypjen e rritur apo të ulur të gjakut

- pulsin e shpejtë dhe/apo të parregullt

- mundimin, vjelljen, dhimbjen abdominale

- vështirësitë në frymëmarrje (pasojë e insuficiencës së zemrës), apo insuficiencën respiratore

- dridhjet dhe spazmat muskulor

Kontrolloje për shtypje të ulët apo të rritur gjaku dhe trajtoje nëse ka shenja të insuficiencës së zemrës.

Trajtimi
Ndihma e parë
Transportoje në spital sa më parë që të jetë e mundur.

Kujdesi spitalor
Antihelmi
Nëse ka shenjat e helmimit të rëndë, jepi antihelmin e akrepit, nëse e keni në dispozicion (sikur më lartë për infuzionin e antihelmit të gjarprit).

Trajtimi tjetër
Trajtoje insuficiencën e zemrës, nëse është e pranishme.
Merre në konsideratë përdorimin e prazosinës, nëse ka edem pulmonar (shih librat standard të pediatrisë).

Thumbimi i akrepit
Kujdesi përkrahës
Jepi paracetamol oral apo morfinë IM, varësisht nga rëndesa. Nëse është shumë rëndë, infiltro vendin me 1% lidokainë, pa epinefrinë.

Burimet tjera të helmimit
Përmbaju të njëjtave principe të trajtimit, si më lartë. Jepe antihelmin, kur është në dispozicion, në rast të efekteve të rënda lokale apo sistemike.
Në përgjithësi, therjet helmuese të merimangave mund të jenë të dhimbshme, por rrallë kanë për pasojë helmimin sistemik. Antihelmi është në dispozicion për disa lloje siç janë merimanga vejusha dhe merimanga banane. Peshqit helmues mund të japin dhimbje shumë të rëndë lokale por, sërish, helmimi sistemik është i rrallë. Therjet e kandilit të detit nganjëherë janë shumë të rrezikshme për jetë. Apliko uthull në copë pambuku për të denatyruar proteinat në lëkurë. Brithat e ngjitshëm duhet të largohen me kujdes. Fërkimi i therjes mund të shkaktojë shpërndarje të mëtutjeshme të helmit. Antihelmi mund të jetë në dispozicion. Doza e antihelmit të kandilit të detit dhe merimangave duhet përcaktuar sipas sasisë së helmit të injektuar. Dozat e larta kërkohen për therje të shumëfishta, simptoma të rënda apo paraqitje të vonuar.



Main menu 2