Jump to Navigation

Sheqernat (karbohidratet)

Sheqernat janë përbërje organike, që gjenden si në bimë, ashtu edhe në kafshë. Te njeriu ato përbëjnë vetëm 1 % të masës së organizmit. Janë komponime të karbonit me hidrogjenin dhe oksigjenin që gjenden në raport 1:2:1. Formula e tyre është Cn ( H2O )n. Karbohidratet luajnë rol të madh në përbërjen e acideve nukleike (dezoksiriboza dhe riboza).

Karbohidrate ndahen në tri grupe : Monosakaride, Disakaride dhe Polisakaride. Monosakaride Cn (H2O)n janë sheqernat e thjeshtë të cilat nuk munden më të zbërthehen në karbohidrate më të thjeshta.
Varësisht prej numrit të atomeve monosakaridet mund të jenë: TRIOZA, TETROZA PENTOZA HEKSOZA. PENTOZA: prej pentozëve rëndësinë më të madhe e kanë riboza dhe dezoksiriboza. HEKSOZA C6H12O6 : Rëndësi më të madhe prej heksozave kanë: Glukoza dhe fruktoza.

Disakaridet formohen me bashkimin e dy molekulave monosakaride, formula e përgjithshme e tyre është : C12H22O11. Në mesin e disakarideve më të njohura janë laktoza, sakaroza dhe maltoza. Maltoza formohet me bashkimin e dy molekulave të glukozës. Sakaroza apo sheqeri zakonshëm përfitohet me bashkimin e një molekule të glukozës dhe fruktozës, formohet nga panxharsheqeri apo kallamsheqeri. Mjalti është përzierje natyrore e glukozës dhe fruktozës. Laktoza apo sheqer i qumështit krijohet me bashkimin e molekulave të glukozës me ato të galaktozës.

POLISAKARIDET ( C6H10O5) paraqesin formën më të përhapur të karbohidrateve në qeniet e gjalla dhe këto formohen me polimerizimin e shumë molekulave monosakaride. Këtu bëjnë pjesë: amidoni, glikogjeni, celuloza. Amidoni shërben si lëndë rezervë për bimët , kurse glikogjeni për kafshët. Në rast nevoje ato shndërrohen në glukozë dhe shfrytëzohen për energji.
Shumë të pasura me amidon janë zhardhokët e patates, farat e misrit, të fasules etj. Përkundrazi, glikogjeni gjendet vetëm në mëlçi dhe në muskuj.

Celuloza gjendet te bimët dhe kryen funksion mbështetës, sepse i bën ato të qëndrueshme. Amidoni pra paraqitet si ushqim në formë të kokrizavë në citoplazmën e qelizës bimore. Ai mund të zbërthehet në maltozë e në glukozë me ndikimin e enzimave. Glikogjeni është polisakaridi që gjendet në citoplazmën e qelizave shtazore dhe është burim i energjisë. Celuloza duke vepruar në krijimin e mureve të qelizave bimore e luan rolin mbështetës.



Main menu 2