Jump to Navigation

Vetitë e komponimeve natyrore dhe rëndësia e tyre

Prodhime të tilla, si: sheqeri, vaji, qumështi etj., janë prodhime ushqimore me prejardhje bimore dhe shtazore. Disa nga ushqimet që ne marrim janë të pasura me proteina, disa më të pasura me sheqer, kurse disa të tjera më të pasura me lyra.

Komponimet kryesore kanë disa veti në materien e gjallë e cila është e organizuar mirë pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit evolutiv të saj, pra ajo është shumë e ndërlikuar p.sh si tek ameba ashtu edhe te njeriu. Qeliza është njësia ndërtuese themelore e funksionale e të gjitha qenieve të gjalla, pra forma më e vogël e organizuar ku realizohet jeta.
Funksioni dhe krijimi i qelizës. Qeliza është një sistem dinamik i hapur i cili përmban të gjitha mekanizmat për ndarjen e barabartë të materialit trashëgues.

Qeliza është here pas here njësi:

1.Njësi themelore (morfologjike, anatomike ndërtimore)
2. Njësi funksionale - pasi çdo process jetësor kryhet në suazë të qelizës.
3. Njësi e rritjes dhe e zhvillimit - pasi që organizmat rriten dhe zhvillohen me shtimin e volumit të qelizave.
4. Njësi trashëgimi – dhe e ndryshueshmërisë së qenieve të gjalla.
5. Njësi regjenerimi.

Çdo qelizë që të jetë e gjallë duhet të ketë së paku këto tre sisteme strukturore kimike:

1. Sistemi i Membranave – i cili rregullon bartjen e materieve brenda dhe jashtë saj.
2. Sistemi që e furnizon qelizën me energji dhe
3. Sistemi që siguron autoreproduksionin e qelizës.

Me bashkimin e qelizave me funksion dhe prejardhje të njëjtë formohen inde. Bashkimi i dy apo me shume indeve krijohen organe. Me bashkimin e disa organeve formohen sisteme të organeve dhe bashkimi i tyre formon organizmin e çdo gjallese.
Materia e gjallë është e organizuar mire pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit evolutiv të saj- pra ajo është e njëjtë e zhvilluar si te njeriu ashtu edhe te ameba.
Qeliza paraqet një kompleks të ndërlikuar të shumë substancave organike dhe joorganike.
Ndër komponimet natyrore që marrin pjesë në përbërjen e qelizës janë: Uji dhe elemente kimike qoftë në formë jonesh qoftë në formë kripërash minerale.



Main menu 2