Jump to Navigation

Ndihma e parë tek Lendimet Abdominale

Lëndimet abdominale mund të shkaktohen nga traumat apo shkaktarët e tyre mund të jenë jotraumatik.
• Shkaktarët traumatic janë, aksidentet e trafikut, rrëzuarjet nga lartësi të mëdha, aksidentet në shtëpi, punë, rrugë, lëndimet nga armë zjarri apo nga armë të ftohta si p.sh. thika dhe mjete të tjera të mprehta.

• Shkaktarë jotraumatik janë, sëmundjet e ndryshme si aneurizma e aortës abdominale, perforacioni i ulçerës peptike, apendiciti akut, tumoret e zorrëve etj.

Sipas mekanizmit të krijimit dallojmë:
• Lëndimet e mbyllura, të shkaktuara nga veprimi i forcave topitëse, nëse këto forca janë të dobëta shkaktohet vetëm kontuzioni i indeve apo muskujve të murit abdominal, nëse këto forca janë të forta mund të lëndohen edhe organet intrabdominale.

• Lëndimet e hapura apo penetrante, shkaktohen me mjete të mprehta (thikë, mjete të tjera të mprehta) apo lëndimet me armë zjarri apo mjete ekspozive. Kaviteti (zgavra) abdominale përmban organet e rëlndësishme siç janë: lukthi, zorrët e holla, zorrët e trasha, mëlqinë, pankreasin, veshkët dhe shpretkën.

Stabilizimi i lëndimeve abdominale:
Aplikoni shpëtimin sipas planit ABC. Apliko shpejt tretjet infuzive tek pacientët të cilët kanë shenja evidente të shokut. Egzamino abdomenin gjatë ndihmës sekondare. Apliko sondën nazogastrike dhe kateterin urinar. Mbulo çfarëdo plage të hapur për ta mbrojtur peritoneumin visceral.

Ndihma e pare
Pozicioni i viktimës duhet të vendoset në shpinë me këmbë të flektuara lehtësisht. Kjo pozitë ndihmon në parandalimin e shtyerjes së organeve abdominale përpara , i zbutë dhembjet dhe lejon kontrolin më të lehtë të shokut.

Veshëmbathja
Tek lëndimet e hapura abdominale Kontrollo regjionin abdominal të viktimës për plagë. Nëse kemi gjetur më shumë se një plagë të hapur në abdomen, trajto plagën më serioze (më të madhe, humbjen më madhe të gjakut etj). Shiqo regjionin përreth plagës së hapur abdominale duke larguar rrobet, nëpërmjet prerjes, apo heqjes me vrull të rrobeve duke e mbështjellë plagën. Nëse rrobet janë të futura në plagë, mos tento ti largosh rrobet e futura në plagë ngase kjo mund të shkaktojë dhembje abdominale dhe lëlndime edhe më të mëdha.

Preji apo hiqi me vrull rrobet e futura përreth plagës. Mos tento të hulumtosh, pastrosh apo largosh trupat e huaj nga plaga. Pozicioni tek organet e dislokuara Ndonjëherë pjesë të zorrëve të holla apo organeve tjera mund të dalin jashtë plagës. Nëse organi është jasht trupit, mos tento ti shtysh organet prapa në trup. Mos e prek organin e ekpozuar me dorë.
Vendos veshëmbathje përreth plagës.

Vërejtje
Nëse trupi i huaj del nga plaga, mos tentoni ta lëvizni objektin. Improvizo veshëmbathje masive nga materiali i pastër dhe ndërto lart një regjion përreth objektit duke bërë stabilizimin e objektit. Siuguro veshëmbathjen me fasha të improvizuara. Hape veshëmbathjen e viktimës apo të juajen dhe vendose pjesën e bardhë të veshëmbathjes përreth plagës apo organev të protuduara. Nëse pjesa e rrobeve është e vogël në mënyrë që të mbështjellet plaga apo organet e protuduara, përdor materiale të tjera të pastërta.

Vërejtje: mos i jep viktimës asgjë për të ngrënë dhe pirë, nëse viktima ka shumë etje atëherë lagi buzët e viktimës me rrobe të lagura.



Main menu 2