Jump to Navigation

Ruptura e zorrëve

Lëndimet më të shpeshta të cilët shkaktojnë ndërprerjen e kontinuitetit të murit të zorrëve janë lëndimet penetrante. Tek  lëndimet penetrante zorrët e holla janë ato të cilat preken më shumë, të përcjellura nga lukthi dhe zorrët e trasha. Tek lëndimet traumatike më së shpeshti preket duodenumi.

Shenjat klinike janë të shaktuara nga derdhja e përmbajtjes së zorrëve dhe humbja e gjakut. Ruptura e lukthit shkakton dhembje djegëse të lokalizuara në apigastrium, të përcjellura me rigjiditet dhe ndjeshmëri të theksuar të regjionit epigastrik.

Lëndimet e zorrëve të holla dhe kolonit mund të prezentohen me dhembje të pacaktuara të gjeneralizuara, me peritonit që mund të lajmërohet pas disa orëve. Lëndimi i duodenit mund të shkaktojë dhembje prapa shpine.

Mjekimi
Riparimi kirurgjik. Lëndimet e veshkëve Lëndimet e veshkëve kryesisht shkaktohen nga rrëzuarjet dhe aksidentet e trafikut. Duhet tëdyshojmë për lëndime të veshkëve nëse kemi fraktura të brinjës së XI-XII dhe nëse kemi ndjeshmëri në regjionin lumbal. Laceracionet e veshkëve mund të gjakosin intensivisht në hapësirën retroperitoneale.



Main menu 2