Jump to Navigation

Lëndimet e pankreasit

Pankreasi është i mbrojtur nga traumat. Harku brinjor, pelviku, lukthi, zorra e trashë dhe duke përfshirë edhe pozitën e tij retroperitonelae e ruajnë pankreasin nga traumat e jashtme . Në rallë të parë këtu mendohet për traumat topitëse. Megjithatëpankreasi nuk mund tu ikë veprimit të traumës së fortë e cila vepron në murin e përparëm të abdomenit.

Këto lëndime traumatike kryesisht fiutohen gjatë përplasjes së fortë për timon. Në këto raste vie deri te kompresioni i fortë i pankreasit.  Ndërsa tek lëndimet penetrante pankreasi mund të lëndohet në mënyrë të  drejtpërdrejt. Për shkak të raportev të ngushta antomike me duodenumin zakonisht lëndimet e pankreasit shoiqërohen së bashku me lëndimet e duodenumit. Poshtu mund të vijë edhe deri te lëndimet jatrogjene të pankreasit si pasojë e iuntervenimev kirurgjikale në lukth, duodenum apo rrugët biliare.

Nëse fjala është për lëndimet e izoluara të pankreasit pa ndërprerje të kanalit të Wirsungit. lëndimet e pankreasit kalojnë pa simptome, veçanërisht nëlse bëhet fjalë për rupturën subkapsulare me krijimin e hematomës subkapsulare. Tek këta të sëmurë e vetma shenjë klinike që mund të paraqitet është dhembja e lehtë palpatore e cila është e lokalizuar në epigastrium.

Tek ky lloj i lëndimit në raste të radhe mund të zhvillohet pankreatiti akut. Situatë tjetër është tek ndërprerja e kanalit të Wirsungut, vie deri tek ekstravazioni i lëngut pankreatik andaj ky lëndim është i përcjellur me komplikime siç janë gjakderdhja, pankreatiti akut posttraumatik i cili shpeshherë përfundon në mënyrë fatale.

Në shumicën e rasteve lëndimet e pankreasit mund të jenë të përcjellura edhe me pëlcitjen e kapsulës së pankreasit dhe ekstravazionin e sekretit pankreatik në zgavrën peritoneale dhe gjakdrdhje intraabdominale, e cila kërkon ndërhyrje urgjente kirurgjike.

Mjekimi:
Kirurgjik apo konzervativ varësisht nga shkalla e lëndimit.



Main menu 2