Jump to Navigation

Lëndimet e mëlqisë

Etiologjia e lëndimeve të mëlqisë varet nga kushtet në të cilat krijohet ajo . Kështu nël kushte të luftës dominojnë lëndimet me armë zjarri , me mjete eksplozive dhe nga mjete të ftohta. Ndërsa në kushte të paqes  dominojnë lëndimet e mëlqisë si pasojë e veprimit të forcave të forta në pjesën e poshtme të hemotoroksit të djathtë apo në pjesën e sipërme të abdomenit të djathtë.

Lëndimet e mëlqisë i ndajmë në transkapsulare dhe subkapsulare varësisht se a ka ardhur deri te pëlcitja e kapsulës së  Glissonit apo jo. Lëndimet transkapsulare mund të jenë laceracionet  sipërfaqësore apo mund të jenë të përcjellura me lruptura të thella të  cilat në rastet më të rënda mund të përfshijnë dhe venat hepatike ndërsa në rastet më të rënda edhe venën kava inferior. Lëndimet subkapsulare  të mëlqisë në masë më të madhe apo më të vogël përfshijnë parenkimën e  saj, gjatë së cilës kapsula e Glissonit mbetet intakte.

Si rezultat i lezionit subkapsular të parenkimës vie gjer te krijimi i hematomës  subkapsulare d.m.th. grumbullimi i gjakut nën kapsulën e Glissonit. Me siguri se lëndimet subkapsulare janë si pasojë e veprimit të forcave topitëse. Tek traumat topitëse, lëndimet e mëlqisë më së shpeshti shkaktohen nga frakturat e brinjës së VII-IX.
Reagimi i ndjeshmërisë së dhembjes nuk është prezent përderisa gjaku në abdomen të grumbullohet në sasi të mjaftueshme për të shkaktuar irritimin e peritoneumit, kjo shkaktohet afërsisht për dy orë.

Në pasqyrën klinike tek lëndimet e  mëlqisë dominojnë shenjat e gjakderdhjes intraabdominale me zhvillimin e shokut hemoragjik, e cila zakonisht nuk është i pranishëm menjëherë  pas lëndimit. Nëse kemi të bëjmë me laceracione sipërfaqësore të  mëlqisë të përcjellura me gjakderdhje më të vogla në fshikëzën e tëmthit dhe zgavrën peritoneale pasqyra e shokut mund të mungojë.

Mjekimi:
laceracionet e vogla mund të trajtohen në mënyrë konzervative. Laceracionet e mëdha dhe lëndimet me armë zjarri kërkojnë laparatominë urgjente dhe riparimin.



Main menu 2