Jump to Navigation

Hekuri

Hekuri eshte pergjegjes i transportit te oksigjenit ne indet dhe merr pjese ne punen e shume sistemeve te rendesishme enzimatike.
Ne pergjithesi rekomandohet marrja e 12 mg ne dite per femrat nga 11-50 vjeç. Ndersa meshkujt nga 11-18 vjeç kane nje nevoje ditore rreth 12 mg, ndersa nga 19 vjeç e siper 10 mg/ dite.

Femijet nga 6 muajsh–10 vjeç duhet te marrin rreth 9 mg ne dite, ndersa te porsalindurit deri ne 6 muajsh 7 mg ne dite. Hekuri eshte baze per ndertimin e rruazave te kuqe te gjakut. Si rrjedhim eshte i domosdoshem per qarkullimin e gjakut, sepse rruazat e kuqe te gjakut furnizojne trupin me oksigjen. Hekuri eshte gjithashtu pjese perberese e nje numri enzimash, perfshire ketu ato enzima qe bejne te mundshme krijimin e energjise.

Mungesa e hekurit ne gjak sjell çrregullim te aftesise te trupit dhe trurit per pune, ulje te reziztences ndaj semundjeve, çrregullim te temperatures se trupit, anemi (kur mungesa eshte e vazhdueshme). Ndodhet tek melçia, veshka, peshku (veçanerisht sardelet), rrushi i thate, perimet jeshile si spinaqi, fasulja e thate, thjerrezat, etj. Ështe metali me i bollshem i trupit dhe perben rreth 0.004 % te peshes trupore. Ne menyre te natyrshme sasia e saj nga 3 ne 5 grame.

Ështe e ndryshme dhe varet nga mosha, gjinia, madhesia, shendeti dhe sasia e rezervuar e tij ne trup. Ne te vertete hekuri eshte nje lende me ngjyre gjaku qe transporton oksigjen te mjaftueshem per frymemarrje dhe gaz karbonik (dioksid karboni) nga qelizat ne mushkeri. Çdo dite trupi yne me ane te ushqimit perfiton 10 deri 30 miligrame hekur.



Main menu 2