Jump to Navigation

Infertiliteti te Burrat

Testet e Hormoneve
Në rastet e infertilitetit tek burrat, kërkimet hormonale bëhen vetëm nëse është zbuluar ndonjë problem në analizat e rrugëve gjenitale dhe gjatë vizitës mjeksore. Nivelet e hormoneve të riprodhimit mund të bëhen me një test të thjeshtë të gjakut.Sidomos në analizën e rrugëve gjenitale përfundimet e analizave të bëra tek meshkujt që kanë rezultuar si pa spermë japin të dhëna të rëndësishme nëse arsyeja e këtyre analizave varet nga testikujt apo jo.
 
Nga analizat hormonale më të rëndësishmet janë ato të Testosteronit , FSH dhe LH-së.
 
Veprimet që bëhen për të përfituar spermë nga testikujt janë ; PESA ,MESA , TESA, TESE (MIKRO). Nëse në sekrecionet e pacientit nuk ka spermë , pacientiti i bëhen veprimet PESA , MESA ,TESA , ose TESE (MIKRO).Vendimin se cili nga këto veprime të shkruajtura si më sipër është më i përshtatshëm për tu përdorur për klientin e jep një urolog specialist dhe sipas këtij vendimi kryhet veprimi në bashkëpunim të urologut specialist dhe laboratorit të embriologjisë.Të gjitha këto veprime kryhen nën kushtet e anestezisë lokale.
 
TESTET QË BËHEN NË RASTET E INFERTILITETIT TË BURRAVE

Analiza e rrugëve gjenitale

Në përcaktimin e infertilitetit të burrave testi më i rëndësishëm është analiza e rrugëve gjenitale të që bën kontrollin e ejakulatinës së arritur pas masturbimit.
Rregullat që duhet të kihen parasysh gjatë kohës që pacientat e bëjnë këtë analizë janë të shkruara si më poshtë :
• Ejakulatina duhet të jepet pas 2-6 ditëve të mos kryerjes së marrëdhënieve seksuale.
• Ejakulatina duhet të merret nga kabina sterile e një qendre infertiliteti.
• Mospërdorimi i lëndëve që mund ta dëmtojnë spermën gjatë kohës së masturbimit si : pështyma , sapuni apo lëndët rrëshqitëse.
• Është e preferuar që ejakulatina të jepet në klinike ose në një zonë prej nga ku ajo do të mund të niset në klinikë brenda 60 minutash.
• Në mënyrë që të mund ti vihet pacientit përcaktimi si infertil duhet që ai të ketë bërë 3 analiza ndërmjet dy muajve.

Tumoret e Testikujve

Sidomos kimioterapia ose radioterapia që bëhen gjatë kurimit të tumoreve të testikujve , e ndikon negativisht prodhimin e spermës.
 
Përcaktimi i numrit të spermës përpara dhe pas kurës është shumë i rëndësishëm në përcaktimin e problemit të infertilitetit.Në raste të tilla ju rekomandojmë marrjen e spermave dhe ngrirjen e tyre.

Sëmundje Sistematike

Tek të sëmurët me temperaturë të lartë ngaqë do të  mund të ndikohen testikujt nga temperatura , do të bjerë cilësia e spermës.Tek të sëmurët me mëlçi dhe veshka do të ndikohet krijimi i spermës për shkak të prishjes së balancës hormonale. Edhe sëmundje si diabeti (sëmundja e sheqerit) , hipertensioni (tensioni i lartë) , mund të bëhen shkaktare për infertilitet.Edhe në të sëmurët me sëmundje mendore dhe në plagosje meqënëse mund të shihen përfundime si mos arritja e ereksionit (forcimit) ose ejakulimit (zbrazjes) mund të bëhen shkaktare për infertilitet.
Në lidhje me sistemet riprodhuese sistemi më  i rëndësishëm është sistemi endokrinal (hormonal).Çrregullimet që kanë të bëjnë me këtë sistem , ku më i rëndësishmi është ai i çrregullimit në gjendrën e hipofizës që prodhon hormonet riprodhuese , mund të bëhet shkaktar për infertilitetin.Përveç këtyre edhe  çrregullimet e ndryshme gjenetike , çrregullimet e funksioneve seksuale mund të shkaktojnë infertilitetin.
Që përfundimet e analizave të spermës të pranohen si normale , tre kriteret më të rëndësishme që janë numri i spermës , proporcioni i lëvizjes së tyre dhe morfologjia (veçori strukturale) , nëse njëra nga këto vlera ose nëse tumori është i prishur , duhet të mos humbitet kohë për planifikimin e kurimit.
Pranohet fakti si anormal në rastin kur numri i spermës është 20 milion/ml dhe shpejtësia nën 30%.Faktori më i rëndësishëm në përcaktimin e funksionit  fekondues të spermës ësht struktura morfologjike e saj.Është e rëndësishme që këto parametra të përcaktohen nga klinikat e infertilitetit.Për ata që e kanë morfologjinë është 5% nën kufirin normal , duhet të kontrollohen me qëllim që të përcaktohet lloji i kurës që do të ndiqet.

Testet e Hormoneve

Në rastet e infertilitetit tek burrat , kërkimet hormonale bëhen vetëm nëse është zbuluar ndonjë problem në analizat e rrugëve gjenitale dhe gjatë vizitës mjeksore.Nivelet e hormoneve të riprodhimit mund të bëhen me një test të thjeshtë të gjakut.Sidomos në analizën e rrugëve gjenitale përfundimet e analizave të bëra tek meshkujt që kanë rezultuar si pa spermë japin të dhëna të rëndësishme nëse arsyeja e këtyre analizave varet nga testikujt apo jo. Nga analizat hormonale më të rëndësishmet janë ato të Testosteronit , FSH dhe LH-së.
Veprimet që bëhen për të përfituar spermë nga testikujt janë ; PESA ,MESA , TESA, TESE (MIKRO). Nëse në sekrecionet e pacientit nuk ka spermë , pacientiti i bëhen veprimet PESA , MESA ,TESA , ose TESE (MIKRO).Vendimin se cili nga këto veprime të shkruajtura si më sipër është më i përshtatshëm për tu përdorur për klientin e jep një urolog specialist dhe sipas këtij vendimi kryhet veprimi në bashkëpunim të urologut specialist dhe laboratorit të embriologjisë.Të gjitha këto veprime kryhen nën kushtet e anestezisë lokale.

Analiza e rrugëve gjenitale

Në përcaktimin e infertilitetit të burrave testi më i rëndësishëm është analiza e rrugëve gjenitale të që bën kontrollin e ejakulatinës së arritur pas masturbimit. Rregullat që duhet të kihen parasysh gjatë kohës që pacientat e bëjnë këtë analizë janë të shkruara si më poshtë :
• Ejakulatina duhet të jepet pas 2-6 ditëve të mos kryerjes së marrëdhënieve seksuale.
• Ejakulatina duhet të merret nga kabina sterile e një qendre infertiliteti.
• Mospërdorimi i lëndëve që mund ta dëmtojnë spermën gjatë kohës së masturbimit si : pështyma , sapuni apo lëndët rrëshqitëse.
• Është e preferuar që ejakulatina të jepet në klinike ose në një zonë prej nga ku ajo do të mund të niset në klinikë brenda 60 minutash.
• Në mënyrë që të mund ti vihet pacientit përcaktimi si infertil duhet që ai të ketë bërë 3 analiza ndërmjet dy muajve.

PESA (Aspirimi Perkutan i Spermës) pasi i mpihen testikujt pacientit , me një injeksion pa kryer ndonjë veprim kirurgjikal  i merret një pjesë indesh prej tyre. Në këto inde të marra kontrollohet sperma.Nëse ka spermë në numër të mjaftueshëm i jepet fund ndërhyrjes.
Avantazhi i PESA-s është se ngaqë nuk i bëhet ndërhyrje kirurgjikale testikujve  ato përmirësohen shpejt dhe kështu mund të përsëritet në mënyrë të lehtë.Por dizavantazhi i saj është se me anë të kësaj rruge nuk mund të përftohet në sasi të mjaftueshme spermë dhe mund të dëmtojë indet që ndohen afër.
MESA (Aspirimi Mikro Epididmal i Spermës ): Kjo metodë aplikohet në rastet kur kanalet (Epididim) që mbartin spermën nga testikujt jashtë mungojnë ose janë të bllokuara.Testikujt prehen me një prerje të hollë për të arritur tek epididimi.Me anë të mikro kirurgjisë nga tubula e fryrë i bëhet aspirimi dhe dërgohet në laborator. Nëse është gjetur spermë dhe numri i saj është i mjaftueshëm mbyllet aplikimi duke mbyllur vendet e prera.
TESA (Aspirimi Testikular i Spermës): Testikujt me ndihmën e një prerjeje  ndahen dhe nxirren jashtë nga nga indet rrethuese dhe nga zonat e ndryshme të tyre sërish me ndihmën e gjilpërave të holla thithen inde.Më pas këto inde duke u kontrolluar në ambjentet e laboratorit shikohen për egzistencën e spermës ,nëse gjendet spermë dhe është në numër të mjaftueshëm i jepet fund veprimit.TESA aplikohet në rastet  kur epididimi nuk është i përshtatshëm për MESA-n ose kur mendohet se ka prodhim të pakët të spermës në vende të caktuara të testikujve.
TESE (Nxjerrja e Spermës Testikulare): Kjo metodë aplikohet në rastet e pacientave për të cilët mendohet se prodhimi i spermës në testikuj është shumë pak dhe në zona të përcaktuara dhe në sasi minimale.TESE është veprimi i kontrollimit për spermë nga pjesa e marrë me një operacion të vogël nga testikujt.Veprimi i marrjes së pjesës nga testikujt është kryesisht i lehtë.Nën veprimin e  anestezisë lokale testikujt hapen me një prerje të lehtë dhe disa pjesë të ndryshme nga indet e testikujve dërgohen në laboratoret e bebeve në provëz.Këto pjesë indesh duke u ndarë nën mikroskop , kontrollohen për egzistencën e spermës.Nëse ka spermë , sperma ndahet nga indet e tjera dhe pregatitet për përdorim. Në qendrën tonë TESE bëhet me mikroskopë të veçantë.Me anë të metodës së quajtur mikro TESE  duke u parë zonat që prodhojnë zonat që prodhojnë spermën në testikujt e pacientëve  , rrit mundësinë e gjetjes së spermës.

Morfologjia e Spermës

Qeliza e spermës përbëhet tre pjesë që janë koka , trupi dhe trungu.Brenda kokës së spermës ndodhet materiali gjenetik.Sidomos çrregullimet strukturale të pjesës së kokës (çrregullimet morfologjike) janë të parat nga faktorët e rëndësishëm që kufizojnë aftësinë fekonduese të spermës.Pjesa e trupit nevojitet për energji ndërsa e bishtit për të siguruar lëvizjen.Ejakulati (sperma) e hedhur jashtë me tkurrjen e muskujve në rrënjët e penisit normalisht është në volumin 2-6 ml dhe në hedhjen e parë është në formë të trashë.
Tek sperma që lëngëzohet për afërsisht gjysëm ore , në ml gjenden afërsisht 50 milion qeliza sperme dhe shihet afërsisht 40% lëvizje.Nga këto spermatozoidë që zbrazen brenda  në vaginë , 25-30 copët me kapacitetin më të lartë fekondues arrijnë në qelizat e vezës në kanalet e riprodhimit dhe vetem njëra prej tyre futet në vezë dhe krijon fekondimin.Madje edhe pas 16 orësh nga marrëdhënia seksuale është e mundur të gjenden qeliza të gjalla sperme brenda vaginës.
Pranohet fakti si anormal në rastin kur numri i spermës është 20 milion/ml dhe shpejtësia nën 30%.Faktori më i rëndësishëm në përcaktimin e funksionit  fekondues të spermës ësht struktura morfologjike e saj.Është e rëndësishme që këto parametra të përcaktohen nga klinikat e infertilitetit.Për ata që e kanë morfologjinë është 5% nën kufirin normal , duhet të kontrollohen me qëllim që të përcaktohet lloji i kurës që do të ndiqet.



Main menu 2