Jump to Navigation

Kalciumi

Kalciumi eshte minerali me i rendesishem ne trupin e njeriut dhe 99 % e gjithe sasia eshte e perqendruar ne kocka, prandaj dhe eshte numer 1, i rekomanduar nga mjeket per parandalimin e osteoporozes. Marrjet nga burime te jashtme te kalciumit jane te nevojshme per forcimin e sistemit kockor ne pergjithesi, mishrave te dhembeve, si dhe ne rritjen muskulore. Kur marrja nga jashte e kalciumit eshte e pamjaftueshme, si dhe disa faktore te tjere qe mobilizojne kalciumin nga rezervat kockore ne gjak, atehere kockat dobesohen dhe lind osteoporoza.

Gjithashtu ai luan nje rol vital se bashku me disa faktore te tjere ne rregullimin e impulseve elektrike ne sistemin nervor qendror, si dhe ne aktivizimin e shume hormoneve dhe enzimave te nevojshme per shume procese metabolike. Ne sistemin kardiovaskular ajo ndikon ne pengimin e koagulimit, si dhe ne rrahjet e zemres.

Qe zorret e holla te thithin kalciumin eshte e nevojshme qe trupi te kete sasi te mjaftueshme te vitamines D,e cila rregullon metabolizmin e kalcium-fosforit, prandaj pothuajse gjithmone keto dy elemente shoqerohen se bashku. Ështe nje element mineral qe perben 1.5 deri ne 2 % te peshes se trupit tek personat e rritur. Nga kjo sasi 99 % e kalciumit gjendet ne kocka dhe tek dhembet.



Main menu 2