Jump to Navigation

Kreatina

Kreatina eshte substance pluhur, e bardhe pa shije dhe pa ere. Ajo eshte perbere nga tre aminoacide: arxhinina, glicina dhe methionina. Trupi i njeriut prodhon kreatine ndermjet melçise, gjithashtu dhe konsumojme kreatine me ane te ushqimit. Trupi mban te depozituar rreth 120 grame kreatine gjate gjithe kohes. Kreatina eshte substance natyrale, themelore dhe ndihmon ne metabolizmin e energjise, levizjeve te muskujve dhe ekzistences se njeriut.

Ajo eshte aq e rendesishme sa dhe proteinat, karbohidratet, yndyrat, vitaminat dhe mineralet. Mungesa kronike e kreatines ne trup eshte pare ne disa semundje te muskujve qe jane dhe fatale tek njerezit dhe kafshet. Tek njerezit kreatina prodhohet ne melçi, pankreas dhe veshka. Nga atje pastaj transportohet ne muskuj me ane te qarkullimit te gjakut. Gjate nje dite nje person normal shpenzon rreth 2 grame kreatine duke bere aktivitetet ditore. Me stervitjen apo dhe aktivitetet sportive ky numer rritet dhe me shume prandaj eshte e rendesishme qe kreatina e harxhuar te zevendesohet me ane te ushqimit apo trupi ta prodhoje vete. Ne ushqim kreatina gjendet kryesisht ne mish, peshk dhe prodhime me origjine shtazore.

Gjate nje dite nje njeri normal merr rreth 1 grame kreatine duke ngrene, pjesa tjeter sintetizohet nga trupi me ane te aminoacideve. Per fat te keq vegjetarianet nuk marrin dot kreatine me ane te ushqimit keshtu qe trupi duhet te prodhoje 100 % te sasise se duhur.



Main menu 2