Jump to Navigation

Vitamina “D”

Vitamina “D” sherben per perthithjen e kalciumit nga ushqimet dhe gjithashtu ndihmon ne punen e kalciumit dhe fosforit ne trup. Duke bashkepunuar me kalciumin, ndikon ne rritjen dhe shendetin e kockave dhe te dhembeve gjithashtu ne shendetin e nervave dhe te muskujve. Mungesa e saj ne trup sjell dobesi muskulore dhe mosrritje te kockave, anemi dhe infeksione ne kanalet e frymemarrjes. Duke u rritur femija, vihet re deformim i kockave, sepse ato jane te pafuqishme per te mbajtur peshen e tij.

Por kur mungesa e saj eshte ne masa me te medha, sjell dobesi te kockave duke shkaktuar keshtu dhimbje. Ne keto raste rreziku per thyerje te kockave eshte me i madh. Drita e diellit eshte e rendesishme ne perpunimin e vitamines “D”. Gjendet sidomos tek peshku, sardelet dhe ne sasi me te vogla tek margarina dhe veza.



Main menu 2