Jump to Navigation

Vitamina “C”

Vitamina “C” eshte themelore ne formimin dhe mbarevajtjen e indeve lidhese, sherimit te plageve, shendetit te mishit te dhembeve dhe te gjithe trupit. Qendron nje lidhje e forte midis sasise se bollshme te vitamines “C” qe gjendet ne trup dhe shendetit te zemres, te rrahjeve te saj dhe uljes se rrezikut ndaj disa kancereve. Kjo vitamine largon perden ne sy. Mungesa e saj ne trup mund te vihet re brenda 3–4 javeve.

Dallohet qe ka vonese ne sherimin e plageve, lodhje trupore, rrjedhje gjaku nga mishi i dhembeve, dhimbje gjunjesh dhe nje gjume jo i rehatshem. Ata qe pine duhan rekomandohen te marrin sasi me te medha te kesaj vitamine. Ekspertet mendojne se eshte e dobishme marrja e vitamines “C” 200 miligrame ne dite. Ajo gjendet tek perimet jeshile dhe te fresketa, te te gjitha agrumet, luleshtrydhja, speci, domatja dhe patatja.



Main menu 2