Jump to Navigation

Kromi

Kromi u identifikua si nje nga mineralet ne trupin e njeriut vetem 30 vjet me pare. Studimet per te vazhdojne akoma. Kromi eshte pjese e nje perberje qe ben te mundur insulinen te punoje. Ështe gjithashtu i rendesishem ne metabolizem dhe strukturen gjenetike. Per shkak te njohurive jo te mjaftueshme per kete kripe minerale eshte e veshtire te dallohen shenja te veçanta, ne mungese te tij. Megjithate dihet se mund te shkaktoje rritje te kolesterolit ne gjak.

Ne studimet e bera tek kafshet, mungesa e kromit shkakton nje semundje, qe eshte shume e ngjashme me diabetin. Gjendet kryesisht tek mishi, dritherat, fasulet e thata, thjerrezat, lajthia, peshku dhe prodhime te tjera nga deti. Kromi eshte I nevojshem per organizmin per te kryer procesin e shnderrimit te ushqimeve ne energji te perdorshme, duke ndihmuar insulinen per prodhimin e glukozes. Pavaresisht nga problemet qe sjell tepria e kromit dhe renia ne peshe qe shkaktohet prej tij, perseri trupi ka nevoje per te.

Rekomandimi ditor per te rriturit eshte 50 deri 200 miligrame. Burimet me te mira te kromit jane gjithe produktet e dritherave , buka dhe cerealet, mishi, arrat, kumbullat e thata, birra dhe vera.



Main menu 2