Jump to Navigation

Proteinat jnaë të rendësishme

Proteina eshte nje lende ushqyese shume e rendesishme, sepse ajo perdoret pjeserisht per te krijuar energji dhe pjeserisht per te ndertuar gjithe organizmin. Per shkak te funksionit ndertues te proteinave eshte shume keq qe te kesh mungese proteinash ndersa je ne rritje e siper. Proteina mund te jete me prejardhje shtazore ose bimore. Proteina shtazore vjen nga kafshet dhe gjendet per shembull ne veze, qumesht, djathe, mish dhe peshk.

Proteina bimore vjen nga bimet dhe gjendet per shembull ne bizele, fasule (fasule soje, fasule te bardhe dhe te erreta), oriz , miell e drithera. Proteinat marrin pjese ne mirembajtjen e indeve te lekures. Prandaj eshte e rendesishme qe ato te perfshihen ne te gjitha racionet tona ditore. Proteina nuk eshte e nevojshme qe te perbeje nje pjese te madhe te ushqimit sepse vetem nje sasi e vogel proteine e nje cilesie te mire siguron qe cilesia e perbashket proteinore e gjithe ushqimit te jete e mire. Nuk eshte e nevojshme qe te hahen ushqime me prejardhje shtazore per te ngrene mjaftueshem proteina. Mund te jesh vegjetarian dhe te marresh mjaftueshem proteina, por kjo kerkon qe te besh kujdes ne zgjedhjen e ushqimeve me prejardhje bimore me sasi te larte proteine. Per me teper mund te plotesosh me veze, qumesht dhe djathe.



Main menu 2