Jump to Navigation

Yndyrat

Yndyra eshte nje lende ushqyese qe permban me shume energji, ne 100 grame yndyre ka dyfish me shume energji se sa ne 100 grame karbohidrate. Do me thene qe njerezit duhet te bejne kujdes qe te mos te hane shume yndyrna, sepse njeriu absorbon shume energji shpejt dhe prandaj rrezikon te behet i shendoshe. Mund te jete e veshtire per te pare sa yndyre ka ne nje ushqim, vetem kur ka gjalpe, vaj ose margarine, qe jane pothuajse yndyrna.

Prandaj mund te flitet per dhjame te fshehur , qe eshte ai dhjam qe nuk mund te shihet direkt me sy (per shembull eshte e veshtire te shikohet se sa dhjam ka ne djathe qe mund te permbaj nga 10 % deri ne 80% yndyre). Prandaj eshte mire qe te lexohet perberja sa yndyre ka ne produktin ushqyes perkates. Nuk eshte shume e shendetshme qe te hash shume yndyre. Midis te tjerave eshte shume e pashendetshme per enet e gjakut ne trup te ekspozohen nga shume yndyra, sepse yndyra mund te grumbullohet ne muret e eneve te gjakut dhe ne kete menyre rritet rreziku per bllokimin e eneve te gjakut.



Main menu 2