Jump to Navigation

Kriperat

Vitaminat dhe kriperat minerale e ndihmojne trupin te ruaje formen e mire. Nje diete e mire duhet te siguroje te gjitha vitaminat dhe kriperat minerale qe jane shume te nevojshme per organizmin. Megjithese kriperat minerale duhen vetem ne sasi te vogla, ato jane te pazevendesueshme.

Vitaminat dhe kriperat minerale veprojne se bashku. Kriperat minerale ndikojne ne strukturat kockore, ne krijimin e nje ekuilibri te sistemit ujor te organizmit, ne nervat dhe reagimet muskulore. Minerale te rendesishme jane kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund te grumbullohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marre rregullisht. Nese frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kriperat minerale humbasin shume nga cilesite e tyre. Zierja me avull eshte me e mire sesa zierja e zakonshme. Mjaft vitamina permbajne edhe lekurat e frutave.



Main menu 2