Jump to Navigation

Sheqeri

Ndryshimi midis karbohidrateve “te mira” (niseshteja) dhe “te keqija” (sheqeri), eshte se sa shpejt ato thithen nga zorra dhe kalojne ne gjak. Karbohidratet e “keqija” merren me shpejte nga trupi, kjo ben qe ato mos te kene asnje te mire, sepse kjo pjeserisht shkakton luhatje te madhe te sheqerit ne gjak (sheqeri ne gjak duhet te qendroje kryesisht konstant), dhe gjithashtu nuk te japin ndjesine e ngopjes.

Ne qofte se nuk arrihet ndjesia e ngopjes atehere njeriu ka tendence te haje perseri, kjo ben qe njeriu merr me shume energji se sa ka nevoje dhe prandaj shendoshet. Prandaj duhet te hame ushqim ku nje pjese e madhe e energjise vjen nga karbohidratet “e mira”, e ndersa ketyre u duhet kohe me e gjate per t’u tretur ne stomak dhe zorre, ne kete menyre sheqeri ne gjak eshte me konstant dhe jep nje ndjesi ngopje me te gjate.



Main menu 2