Jump to Navigation

Plazma

Nje leng ne te cilin qelizat e gjakut “notojne”, eshte solucion me vlera ushqyese dhe sherben per jashteqitjen e produkteve te panevojshme. Plazma mban ne forme solucionesh proteina, yndyra, sheqerna, urene, kripera (me te njohurat jane kloruri i potasit dhe bikarbonatet), po ashtu dhe gazra-oksigjen, acidin karbonik dhe nitrogjenin. Nje nga proteinat e rendesishme ne plazme quhet – Fibrinogjen. Ky gjendet ne trajte solucioni, por ne rastin e humbjes se gjakut, hemorragji, alternohet dhe merr nje forme tjeter te quajtur Fibrine. Si rezultat i kesaj qelizat “ngaterrohen” e ngjiten me njera tjetren duke formuar trombin i cili ne fillin eshte i bute e me pas forcohet plotesisht.

Ky proces njihet me emrin koagulimi i gjakut dhe eshte nje mekanizem natyror i mbrojtjes tone ndaj hemorragjise, pra nje metode per te parandaluar humbjen e gjakut duke mbyllur enen e demtuar. Sasia e plote e gjakut te nje njeri ndryshon nga faktore e individe te ndryshem, por ka formula specifike per ta llogaritur ate me afersi te kenaqshme, megjithate nuk eshte gabim te themi se nje person i rritur, i shendetshem ka rreth 5-6 litra gjak.



Main menu 2