Jump to Navigation

Qelizat e bardha, leukocitet

Jane qeliza pa ngjyre me forme e madhesi te ndryshme. Me te medha se qelizat e kuqe por me te pakta ne numer (raporti eshte 1 me 500). Gjithashtu ato kane dhe nje veçori tjeter, levizjen, e nepermjet kesaj kalojne nga muret e kapilareve, ne lengjet e trupit. Invazioni nga mikroorganizmat sjell nje rritje te shumte te korpuskuleve te bardhe (leukocitozis) te cilet tentojne te kongregohen tek vendi i infeksionit duke rrethuar e shkaterruar invaduesit e huaj. Ky proces quhet fagocitoze, dhe eshte nje nga mekanizmat me te rendesishme nepermjet te cilit trupi mbrohet ndaj infeksioneve. Rruazat e bardha derivojne nga palca e kockave dhe nga gjendrat limfatike, e keto ndahen ne tipa te ndryshme, sipas funksionit qe kane.


Main menu 2