Jump to Navigation

Të dëgjuarit fetal

Regjistrimet elektrike të përgjigjeve të trurit na dëshmojnë marrjen e tingujve në fetusë që në javën e 25-të pas fekondimit, rreth 3.5 muaj para plotësimit të periudhës së shtatzënisë. Këto zbulime na dëshmojnë se fetusit e dëgjojnë impulsin e tingullit. Dy studiues, përdoren imazhet e dhënë nga ultratingujt për të iu përgjigjur kësaj pyetje.

Teknika e ultratingujve krijon një pamje të fetusit. Imazhet tregonin se megjithëse fetusi nuk përgjigjej ndaj stimujve dëgjimor para 24 javësh pas fekondimit, në moshën 28 javshe pothuajse gjithë fetuset pulitnin kapakët e syve si përgjigjeje ndaj tingujve, dhe ata që nuk përgjigjeshin( 1-2 %) linden me defekte në dëgjim ose me dëmtime serioze.

Ndjeshmëria ndaj tingujve foshnjat e sapolindura duket se janë më pak të ndjeshëm ndaj tinfujve se sa të rriturit. Një i sapolindur mund të dëgjoj vetëm tinguj paksa më të lartë se një pëshpëritje në distancë 1.3 m, ndërsa i rrituri mund të dëgjoj pëshpëritjen prej kësaj distance. Lëngu në veshin e mesëm mund të shkaktojë një pjesë të këti problemi. Ndjeshmëria ndaj tingullit varion me frekuencen e tingullit në të dy palët, si tek foshnja edhe tek i rrituri.

Ndjeshmëria e të rriturit është më e ulët për tingujt me frekuencë të lartë dhe të ulët në krahasim me ato me frekuencë të mesme. Në studimet e bëra me foshnja 6-18 muajsh, ndjeshmëria dëgjimore e foshnjes u zbulua se ishte relativisht e dobët për frekuencat e ulëta por ishte po aq mirë sa të rriturit për frekuencat e larta.
Është e qartë se njerzit nuk dëgjojnë më mirë kur plaken. Ndjeshmëria ndaj tingujve arrin kulmin e vetë jo më vonë se rreth moshës 10 vjeq. Ndjeshmëria ndaj frekuencave të larta arrin edhe më herët dhe nuk përmisohet pas 4-5 vjetësh.

Mbajtja e ndjeshmërisë me anë të instrumenteve percakton sa i lartë duhet të jetë tingulli që ta dëgjojë foshnja. Megjithatë ne normalisht përballemi me tinguj që janë shumë më të lartë se ky kufi. Për të kuptuar plotësisht kapacitetin e dëgjimit të foshnjës, na duhet gjithashtu të dimë sesa mirë do të jetë e mundur që foshnja të dallojë tingujt që ndryshojnë në karakteristika të ndryshme, si përshembull intesitet, frekuencë dhe shtrirje në kohë.

Aftësit ndarëse të dëgjuarit-foshnjat janë të aftë të dallojn ndryshimet në intensitet ose lartësi që në moshë të hershme. Kështu pas gjashtë muajsh fetusi familjarizohet me tingullin afërsisht të lartë sa një bised e zakonshme në distancë 1m, një rritje në intensitet shkakton ndryshime të dukshme në rrahjet e zemrës.Dymbëdhjetë muajshi mund të dalloj ndryshime shumë të leta në intensitet. Egzistojnë disa mospërputhje në lidhje me shkallen e dallimit të frekuencave në muajt e parë të jetës.

Disa tinguj janë më frytshëm se të tjerët në qetësimin e fëmijës dhe në tërheqjen e vëmendjes së tyre. Tonet e ulëta janë më efikase në qetësimin e fëmijëve, ndërsa tonet e larëta kanë tendencë që ti shqetësojnë ata. E qara vetë ka tendencë që të jetë ngjitëse në foshnjat e vogla: kur dëgjojnë fëmijët e tjerë që qajnë ata fillojn gjithashtu të qajnë edhe vetë.
Foshnjat e vogla preferojnë të dëgjojnë tinguj që bien brenda frekuencës së zërit të njeriut, dhe ato do të preferonin të dëgjonin zërin e një njeriu më shumë një zile. Si rrjedhojë e këtyre ndjeshmërive fëmijët mund të dallojn tingujt e zërit që në moshen një muajshe.



Main menu 2