Jump to Navigation

Amlodipin (tableta)

Përbërja: 1 tabletë përmban: 5 mg, 10 mg amlodipin besylate.
Veprimi: Amplodipina është bllokator selektiv i kanaleve të kalciumit me veprim primar vaskular nga grupa e dihidroperidineve. Amlodipina ndikon në qelizat e miokardit, qelizat e muskujve të lëmuar të enëve të gjakut. Kontraktimi i miokardit mund të zvogëlohet, formimi dhe përqimi i impulseve elektrike brenda zemrës mund të frenohet dhe toni koronar ose sistemik vaskular mund të zvogëlohet. Kalcij blokuesit nuk duhet përdorur në insuficijencen kardiake, sepse ata mund të deprimojnë edhe më tej funksionimin e zemrës dhe të shkaktojnë crregullime klinike të rëndësishme.
Përdorimi një herë në ditë mjafton për të ulur shtypjen arteriale gjatë 24 orëve.
Amlodipina nuk është bar i përshtatshëm për trajtimin e krizave akute te angjina pektoris.
Indikimet: Mjekimin e hipertensionit arterial. Amlodipina në mjekimin e hipertensionit arterial mund të përdoret si monoterapi ose në kombinim me diuretiket tiazidik, blokatorët alfa-adrenergjikë, beta-bllokatorët ose ACE-inhibitorët. Prevencën e angjinës pektorale stabile kronike, si dhe angjinës pektorale vazospastike (Prinzmetale).
Kundërindikimet: Mbindjeshmëria ndaj amlodipinës; shoku kardiogjen, angjina e paqendrueshme, stenoza aortike e rënduar, periudhë e shtatzenisë dhe e ushqyerjes se femijëve me gji.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Doza e zakonshme është 5 mg në ditë, si në rastin e hipertensionit, ashtu edhe në profilaksën e angjinës pektorale. Doza maksimale ditore është 10 mg në ditë. Në të sëmurët me dëmtim të funksionit te mëlcisë përdoren 2.5 deri 5 mg në ditë.
Efektet anësore: Amlodipina është bar i cili tolerohet mirë, efektet anësore të cilat paraqiten janë të lehta dhe nuk kërkojnë ndërprerje të terapisë. Profili i efekteve anësore është i ngjajshëm me ato të kalcium blokatorëve tjerë, por prezenca e efekteve anësore është më e rrallë. Efektet anësore më të shpeshta të regjistruara të amlodipinës janë: dhembja e kokës, edema, ushla, lodhje, mundim, palpitacione, skuqje e fytyrës me marramendje. Janë evidentuar edhe raste të hiperplazionit të gjingjivave(desni).
Ruajtja: Të ruhet në temperaturë deri 25oC, i mbrojtur nga drita, në paketim origjinal. Bari mbahet larg nga kontakti me femijët.
Afati i qëndrueshëerisë: Është i shënuar në paketim. Nuk lejohet përdorimi pas skadimit te afatit.
Paketimi: Kutia me 20 tableta nga 5mg dhe 10 mg.


Main menu 2