Jump to Navigation

Biopsia

Procedura e biopsisë ka të bëjë me procedurën e heqjes së një pjese të hollë, (cipë e hollë) nga organizmi i sëmurë dhe që më pas dërgohet në laborator për ekzaminime mikroskopike. Biopsia ka lindur si nevojë për të diagnostikuar shumë sëmundje, veçanërisht kancerin. Në shumë raste ky proces shërben për të përcaktuar qartë jo vetëm diagnozën, por edhe kurën e trajtimit. Sipas specialistëve ka lloje të ndryshme biopsie, kjo varet nga lloji i organit që do të merret në shqyrtim.

Biopsia në lëkurë merret një pjesë çfarëdo nga lëkura, e cila duhet të jetë mjaft e hollë, ajo hiqet nëpërmjet një bisturie të mprehtë e cila ndihmon gjithashtu edhe mosdëmtimin e plotë të pjesës që do të ekzaminohet.

Biopsia-bërthamë e hollë. Edhe në këtë rast pjesa që merret për biopsi është lëkura e hollë, për marrjen e së cilës në këtë rast përdoret një gjilpërë e hollë. Nëpërmjet së cilës lëkura merret në formë të rrumbullakët dhe pikërisht për këtë quhet biopsia bërthamë. Kjo lloj biopsie shërben për të dhënë informacione shumë të zgjeruara se në rastin e parë.

Biopsi e hapur. Në këtë rast ajo pjesë e lëkurës që nevojitet për biopsi merret gjatë operacionit kur pacienti është në anestezi të plotë. Ajo u bëhet të gjitha organeve të trupit dhe në disa raste nuk është nevoja për ta dërguar pjesën e marrë në laborator, pasi në këtë rast edhe shpjegimi i mjekut që ka kryer ndërhyrjen mund të quhet i saktë.



Main menu 2