Jump to Navigation

Diabeti lidhet me parkinsonin

Vuajtja nga diabeti mund të rritë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjes së Parkinsonit. Hulumtuesit finlandez kanë gjetur se njerëzit me tipin 2 të diabetit ishin më shumë se 80% të prirë të diagnostifikoheshin me sëmundjen e Parkinsonit se sa të tjerët.
Është ky studimi më i madh i bërë që sugjeron se diabeti mund të jetë një factor rreziku për sëmundjen e Parkinsonit, një sëmundje progresive që shkakton tremor dhe shtangie të muskujve.
Studimet thonë se natyra e saktë e ndërlidhjes mes diabetit dhe parkinsonizmit është e paqartë, por një varg faktorësh jetësor mund të shoqërohen me të dy sëmundjet, siç është për shembull të qenit i/e mbipeshë, pirja e cigares dhe mungesa e aktivitetit fizik.
“Mund të jetë hipotetike nëse diabeti mund të rritë rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit, pjesërisht përmes rritjes së masës së trupit”, bëjnë të ditur nga Instituti Finlandez për Shëndetësi Publike.
Diabeti rrit rrezikun e Parkinsonit
Gjatë studimit, hulumtuesit kanë vëzhguar një grup prej më shumë se 50.000 meshkujve dhe femrave në Finlandë për një periudhë 18 vjeçare. Gjatë asaj kohe, në 324 meshkuj dhe 309 femra është zhvilluar sëmundja e Parkinsonit.
Hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit që kishin tipin 2 të diabetit që në fillim të studimit ishin më shumë të prirë për të qenë më vonë të diagnostifikuar me sëmundjen e Parkinsonit.
Në përgjithësi, pas krahasimit me faktorët tjerë të mundshëm që rrezikojnë paraqitjen e Parkinsonit, burrat dhe gratë me tipin 2 të diabetit ishin rreth 83% më shumë të prirë të zhvillojnë sëmundjen e Parkinsonit se sa të studiuarit pa këtë sëmundje.
Sidoqoftë faktorët e zakonshëm jetësorë mund të luajnë po ashtu rol, thonë studiuesit. Duhen më shumë studime për të kuptuar plotësisht lidhjen mes diabetit dhe sëmundjes së Parkinsonit.

Burimi: Imedica



Main menu 2