Jump to Navigation

Etika Mejkësore

Etika ka qene pjese integrale e mjekesise se paku prej kohes se Hipokratit, mjek grek ne shekullin e peste para eres sone, i cili merret si themelues i etikes mjekesore. Eshte e pabesueshme qe, edhe pse themeluesit e etikes se mjekesise, sic eshte Hipokrati, veprat e tyre i kane botuar para 2000 viteve, profesioni i mjekesise deri tash nuk ka pasur nje program mesimor te pergjithshem per ligjerimin e etikes mjekesore. Ne Asamblene e 51-te te Shoqates Boterore Mjekesore ne vitin 1991, ku u mblodhen perfaqesues te shoqatave mjekesore prej tere botes, u vendos hligjerimi i etikes se mjekesise dhe te drejtave te njeriut te perfshihet si kurs i obligueshem mesimor te fakulteteve te mjekesiseh.

Cka eshte etika mjekesore?
Ne praktiken mjekesore, pa marre parasysh vecorine ose ambientin, disa pyetjeve dhe situatave eshte shume me lehte teu pergjigjemi. Ne anen tjeter te spektrit, mund te kete pasiguri ose mospajtim te madh lidhur me ate se si te veprohet, sepse te gjitha pyetjet etike ne mjekesi nuk jane njesoj sfiduese. Pra, cka eshte ne te vertet etika dhe si u ndihmon ajo mjekeve te ballafaqohen me ceshtje te tilla? Thene thjesht, etika eshte mesim per moralin . persiatje dhe analize e vemendshme dhe sistematike e vendimeve dhe sjelljes morale, si ato te kaluara, ashtu edhe te tashmet ose te ardhshmet. Morali eshte dimension i vleresimit te vendimmarrjes dhe sjelljes se njeriut. Gjuha e moralit perfshine emrat si \e drejta., \pergjegjesi. dhe \virtyte. dhe mbiemrat si \i mire. dhe \i keq\ ose \i lig., \e sakte. dhe \e gabuar., \i drejte\ dhe \i padrejte. Sipas ketyre definicioneve, etika ne vend te pare eshte ceshtje e dijenise, kurse morali eshte ceshtje e te vepruarit. Lidhja e tyre e afert qendron ne perkujdesjen e etikes te siguroje kritere te arsyeshme qe njerezit te vendosin ose te sillen ne kete apo ate menyre. Pasi qe etika merret me te gjitha aspektet e sjelljes se njeriut dhe vendimmarrjes, ajo eshte nje leme shume komplekse, kurse etika mjekesore eshte dege e etikes e cila merret me ceshtjet morale ne praktiken mjekesore.

Pse duhet ta mesojme etiken mjekesore?

Perderisa mjeku eshte i ditur dhe i afte ne punen e tij praktike, etika nuk eshte me rendesi. Etika mesohet ne familje, jo ne fakultetin e mjekesise. Etika mjekesore mesohet duke shikuar si veprojne mjeket me ne moshe, jo prej librave ose ligjeratave. Keto jane disa prej arsyeve te pergjithshme qe merren si shembuj per te mos i dhene etikes rolin kryesor ne programin mesimor ne fakultetin e mjekesise. Shkurtimisht, etika eshte dhe gjithmone ka qene komponente thelbesore e praktikes mjekesore. Parimet etike, sic jane respekti per njerezit, pelqimi pas informimit paraprak dhe mirebesimi jane baza e marredhenieve mjek-pacient. Sidoqofte, perdorimi i ketyre parimeve ne praktike ne situate specifike shpesh eshte problematik, pasi mjeket, pacientet, anetaret e familjeve te tyre dhe personeli tjeter ne mbrojtjen shendetesore mund te mos pajtohen lidhur me ate se cila eshte menyra me e mire per te vepruar ne ndonje situate te caktuar. Mesimi i etikes ka rendesi per tei dalluar situatat e renda dhe te ballafaqohemi me ato ne menyre racionale dhe parimore. Etika eshte gjithashtu e rendesishme ne nderveprimet me shoqerine, koleget dhe per te udhehequr hulumtime mjekesore. Profesionalizmi mjekesor, te drejtat e njeriut dhe ligji Prej Hipokratit rrjedh koncepti i mjekesise si profesion, ku mjeket japin betim publik se interesat e pacienteve te tyre do tei vene para interesave te tyre personale.

Ne kohen e fundit te drejtat e njeriut kane ndikuar shume ne etiken mjekesore. Ne boten multi-kulturore me shume tradita te ndryshme morale, marreveshjet e rendesishme per te drejtat e njeriut kane krijuar baze per etiken mjekesore, e cila eshte e pranueshme pertej kufijeve kulturore.

Etika mjekesore eshte gjithashtu e lidhur ngushte me ligjin. Ne shume vende te botes ka ligje, te cilat percaktojne se si duhet mjeket te ballafaqohen me ceshtjet etike ne
perkujdesjen per pacientin dhe ne hulumtimet. Me tutje, zyrtaret te cilet japin licencat mund tei denojne mjeket per shkeljen e etikes. Por, etika dhe ligji nuk jane identik. Shume shpesh etika cakton standarde me te larta te sjelljes prej standardeve, te cilat i cakton ligji dhe, here pas here, etika kerkon qe mjeket te mos i permbahen ligjit, i cili kerkon sjellje jo-etike.

Mjekesia eshte edhe shkence edhe art. Shkenca merret me ate qe mund te verehet dhe matet, dhe mjeku kompetent i njeh shenjat e semundjes dhe di si ta kethej shendetin. Por, mjekesia shkencore ka kufijte e saj, vecanrisht lidhur me individualitetin e njeriut, kulturen, fene, lirine, te drejtat dhe pergjegjesite.

Arti i mjekesise perfshin perdorimin e shkences mjekesore dhe teknologjise te pacientet, familjet dhe bashkesite, ku nuk ka as dy identike. Pjesa me e madhe e dallimeve mes individeve, familjeve dhe bashkesive eshte jo-fiziologjike dhe ajo qendron ne njohjen dhe ballafaqimin me keto dallime ku artet, studimet klasike dhe shkencat shoqerore, bashke me etiken, luajne rolin kryesor. Ne te vertet, vete etika eshte e pasuruar me njohurite dhe te dhenat prej ketyre degeve. Qellimi yne ishte qe te sigurojme vetem hyrjen elementare ne etiken mjekesore dhe disa ceshtjeve kryesore te saj, dhe te japim vleresimin e nevojshem, per persiatje te vazhdueshme lidhur me dimensionin etik dhe, vecanrisht, si te ballafaqohemi me ceshtjet etike ne te cilat do te hasim gjate praktikes mjekesore.



Main menu 2