Jump to Navigation

Trepharm Sh.p.k.

“Trepharm” është prodhuesi farmaceutik më i ri në Ballkan. Ai vjen si një investim kosovar, i konceptuar në bazë të standarteve të EU cGMP.Praktika aktuale e prodhimit të mirë të barnave, por edhe standartet tjera globale të cilësisë, janë marrë parasysh dhe janë aplikuar gjatë projektimit, ndërtimit dhe vënies në funksion të këtij projekti kaq të rëndësishëm, jo vetëm për farmaceutikën në Kosovë, por për kombin në përgjithësi.
“Trepharm” që në hapat e parë, ka pasur mbështetjen ekompanive prestigjioze në fushën farmaceutike, të cilat kanë vënë në dispozicion ekspertë të mirënjohur dhe me eksperiencë të gjatë në prodhimin e barnave. Por në “Trepharm” përveç ekspertëve të huaj të çertifikuar në lëmitë përkatëse, punon edhe një staf i përbërë nga profesionistë të rinj, të cilët besojnë se cilësia nuk është një privilegj i një numri të zgjedhur njerëzish. Ajo është e prekshme nëse nuk ke frikë nga sfidat dhe je gjithmonë në kërkim të përsosmërisë profesionale.
“Trepharm” është i përbërë nga dy njësi kryesore të prodhimit. Aktualisht njësia e prodhimit të antibiotikeve është në funksion të plotë.Cilësia është një objektiv i definuar qartë. Ajo projektohet, ndërtohet dhe kontrollohet brenda çdo procesi dhe jo vetëm në fund të tij. Siguria dhe efikasiteti i barnave të prodhuara në “Trepharm” kontrollohen në Laboratorin e Kontrollit të Cilësisë. I ndërtuar në bazë të standarteve të GLP-së, ky laborator synon të bëhet një qendër që ofron shërbime të kontrollit analitik, jo vetëm për “Trepharm”, por për gjithë territorin e vendit.

Kontakti:
Sllatinë e Madhe.
12 000, Fushë Kosovë
T&F: +381 (0) 38 549 222
www.trepharm.com
info@trepharm.com
Republika e Kosovës.



Main menu 2